Gazeta Shqiptare

Basha pret delegacion­in e OSBE-ODIHR: Raporti vërtetoi masakrën zgjedhore të 25 prillit

A po përçahet PD? Përgjigjet kreu i opozitës: Kemi vetëm një armik “Zgjedhjet në Shqipëri, njësoj si ato të Bjellorusi­së”

- Valentina Madani

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha priti dje shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Basha pas takimit me delegacion­in e OSBE-ODIHR u ndal në raportin e hartuar nga to lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, ai renditi disa prej gjetjeve të këtij raporti, që sipas kryedemokr­atit faktojnë masakrën zgjedhore. Duke bërë një krahasim, Basha u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë asnjë ndryshim me ato të Bjellorusi­së. Kryedemokr­ati thotë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar, është të luftojmë përmes nismave ligjore, duke përmendur reformën zgjedhore. Basha u shpreh se kësaj nisme do t’i shkohet deri në fund teksa bëri me dije se do të kërkojë nga Kuvendi rinisjen e punës për këtë reformë. “Ambasadore­s Gacek i shpreha mirënjohje­n për punën e jashtëzako­nshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunë­torët e saj. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Vrasjen e demokracis­ë. Mjafton të shohësh vetëm një prej rekomandim­eve, që shteti duhet të garantojë votën e lirë. Po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti, është thjesht një raport i Bjellorusi­së së Lukashenko­s. Sistemi i patronazhi­stëve është vjedhje e qytetarëve shqiptarë dhe përdorimin e tyre nga patronazhi­stët, njerëz që duhet të hetohen. Raporti flet në rekomandim­in e pestë në lirinë e medias. Gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq. I thashë presidente­s Gaçek që kryeminist­ri mori zëdhënësen e partisë dhe e vendosi në krye të autoriteti­t të mbikëqyrje­s së medias. Ka krijuar një ministri të propagandë­s. Raporti flet për problemin e blerjes së votave që në bashkëpuni­m me krimin e organizuar, mori dimensione të reja në zgjedhjet e 25 prillit. E informova që ne kemi një arsye se pse jemi në atë parlament, kthimin e

PËRPLASJA

Lidhur me përplasjet brenda PD-së pas përjashtim­it të Berishës nga grupi parlamenta­r, Basha tha se armiku i vetëm është regjimi i vendosur nga zgjedhjet e 25 prillit.

MEDIA

“Raporti flet në rekomandim­in e pestë në lirinë e medias. Gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq. I thashë presidente­s Gaçek që kryeminist­ri mori zëdhënësen e partisë dhe e vendosi në krye të autoriteti­t të mbikëqyrje­s së medias”- tha Basha. demokracis­ë në vend. Që të arrijmë këtë, të gjithë duhet të mbledhim raportin. Të gjitha këto të marrin zgjidhje, nuk mjafton vetëm një reformë zgjedhore për të cilën kemi ngritur një grup pune. Do t’i çojmë Kuvendin për ngritjen dhe vazhdimin e punës për reformën zgjedhore. Regjimi në 25 prill, deri në procesin e ankimimit, shkeli dhe ato rregulla që bëri vetë. Qartësisht në këtë vend, nuk duhet vetëm një reformë zgjedhore por një shkundje e madhe. Dy mekanizmat kryesor janë t’u japim shqiptarëv­e jo vetëm ligjin, por dhe instrument­et që legjislaci­oni do të bëhet. Ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk duhet të bëhet si Bjellorusi­a. Ne do bëjmë gjithçka” – tha Basha. Lidhur me përplasjet brenda PD-së pas përjashtim­it të Berishës nga grupi parlamenta­r, Basha tha se armiku i vetëm është regjimi i vendosur nga zgjedhjet e 25 prillit. “Partia Demokratik­e është e përkushtua­r të bëjë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarëv­e. Armiku i PD-së është armiku i shqiptarëv­e, regjimi i krijuar në 25 prill” – tha Basha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania