Gazeta Shqiptare

BE mund t’u kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit, Franca ankohet për azilkërkue­sit nga Shqipëria

-

Disa shtete anëtare të Bashkimit Europian janë të shqetësuar­a për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave. Në një dokument të brendshëm të Presidencë­s sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdori­mit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkue­sve nga Shqipëria. Franca ka shprehur shqetësim edhe për politikën e vizave të Serbisë për vendet e treta dhe ka kërkuar që të punohet me Beogradin, që të përshtatë politikat e tij me ato të BEsë. Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, paraqet rrezik për migrim ilegal në BE. Shteti i Francës ka përsëritur këto shqetësime. Disa shtete kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave për shtetasit e huaj me politikën e BE-së të bëhet një prej kushteve që mund të çojë deri në suspendimi­n e liberalizi­mit të vizave. Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkue­sve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladesh­it në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së. Edhe Berlini ka shprehur shqetësime për shkeljen e rregullave në Gjermani nga shtetasit e huaj. Këto raste janë në rritje sidomos për qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia, që kryesisht kanë të bëjnë me qëndrim në shtet më shumë se 90 ditë, aq sa është e lejuar sipas rregullave të liberalizi­mit të vizave. Gjermania ka kërkuar nga Komisioni Europian që “opsioni i suspendimi­t të liberalizi­mit të vizave të jetë real”. Bashkimi Europian ka në fuqi të ashtuquajt­urit “mekanizma për suspendimi­n e liberalizi­mit të vizave”, por kjo deri më tash nuk është përdorur. Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të kthehej regjimi i vizave për Shqipërinë, por ky propozim nuk kishte kaluar pasi Komisioni Evropian kishte vlerësuar se nuk kishte kushte për një gjë të tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania