Gazeta Shqiptare

“Do i dërgoj dosjen në kongres”, Kokalari: Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA

“Bashës i kërkova dorëheqjen në 2017-ën”, Berisha: Gabova që nuk nisa procesin për largimin e tij PD: Përsëriti shpifjet e Ramës. Do ta padisim për shpifje

- Valentina Madani

Aktivistja republikan­e Evi Kokalari deklaroi se Lul zim Basha vendosi të përjashton­te Berishën nga grupi parlamenta­r për të mbyllur dosjen e tij, duke pretenduar se për 2-3 vjet kreut të PD-së iu mohua e drejta e vizës në SHBA. Në fjalën e saj krah ish- kryeminist­rit Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Durrës, paralajmër­oi se nëse Lulzim Basha do të hyjë në SHBA, atëherë ajo do të angazhohet bashkë me shqiptarë të diasporës për ta dërguar dosjen e tij në kongres. Sipas saj, Berisha është përjashtua­r nga grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsion­it të Lulzim Bashës. “Zoti Berisha është përjashtua­r nga grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsion­it të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtua­r Sali Berisha”, tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA. Kokalari theksoi se nëse Basha tenton të futet në Amerikë, ajo bashkë me shqiptarë të tjerë do e çojnë dosjen në kongres. “Nëse Basha guxon të futet në Amerikë, ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në kongres. Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten dhe i hapi gropën veten, sepse asnjë nga ne nuk ka për ta braktisur çështjen e zotit Berisha”, u shpreh Kokalari.

Partia Demokratik­e reagoi ashpër pas deklaratës së fortë të aktivistes Evi Kokalari ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me një dosje të kreut të PD-së, në SHBA. PD-ja e cilësoi Kokalarin “një spekulante politike”, që sipas selisë blu, “përsëriti para shqiptarëv­e shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për Lulzim Bashën”. Partia Demokratik­e bëri me dije se sot do të padisë penalisht për shpifje Evi Kokalarin. Në reagim thuhet se Partia Demokratik­e do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme. “Një spekulante politike, Evi Kokalari guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëv­e shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj kryetarit të Partisë Demokratik­e z. Lulzim Basha. Autoritete­t përgjegjës­e me kërkesë të vetë Partisë Demokratik­e hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimt­are se ato ishin

EVI EVI KOKALARI KOKALARI

“Nëse Basha guxon të futet në Amerikë, ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në kongres. Lulzim Basha nuk mundi të shpëtonte veten dhe i hapi gropën vetes, sepse asnjë nga ne nuk ka për ta braktisur çështjen e zotit Berisha”, u shpreh aktivistja republikan­e, Evi Kokalari.

REAGIMI

“Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi të përsëriste përpara shqiptarëv­e shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha. Për këtë arsye, PD-ja do të padisë nesër (sot) penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme”, - shprehet PD-ja.

SALI BERISHA

“Kuvendi që do të mbledhim, do të sanksionoj­më se një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatiki­sht nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin për t’u ofruar shqiptarëv­e alternativ­ën që kanë jetike. Shqiptarët kanë vetëm një alternativ­ë, largimin në rrugët e botës”, - tha Berisha.

NDERIMI

Takimi i “Foltores” së ish-kryeminist­rit Sali Berisha në Durrës nisi me 1 minutë heshtje në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha. Berisha dhe të gjithë demokratët pjesëmarrë­s mbajtën një minutë heshtje para se ish-kryeminist­ri të fillonte fjalimin e tij. Efektivi i policisë u vra teksa ishte në një aksion antidrogë. Kujtojmë se Sali Berisha tha para dy ditësh se polici u vra nga narkobanda­t e narkoqever­isë.

vetëm shpifje. Riciklimi i të njëjtave shpifje bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratik­e do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarë­t e saj të rremë, Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratik­e.

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje në Foltoren e Durrësit se kërkon ndjesë për shkak se nuk ishte i vëmendshëm ndaj zhvillimev­e në PDsë gjatë këtyre viteve. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se

vjen një moment kur gabimet dhe mangësitë nuk të pengojnë më që të ngriheshin në lartësinë e kërkesave dhe pritshmëri­ve dhe të luftosh për një parti më të bashkuar. “Në këto zhvillime dramatike për shqiptarët, pjesën e pamohueshm­e e ka opozita, e cila në këto vite nuk arriti të organizojë aksione dhe veprime, por dështoi pothuajse në çdo nismë të ndërmarrë nga viti 2013 gjer më sot. Përgjegjës­ia absolute i përket atij që ishte në timonin e PDsë, por në këtë dështim Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshm­e, ndaj unë jam këtu për t’ju kërkuar ndjesë dhe për të shpjeguar se ku ishte gabimi im, cilat ishin gabimet e mia në këtë ecuri. Jam përpjekur me gjithë

forcën time që të kontribuoj me këshilla, sikundër jeni dëshmitarë se kam qëndruar nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë kundër rekordeve të zeza të qeverisë aktuale të Edi Ramës. Kam mbrojtur interesat e demokratëv­e dhe të shqiptarëv­e, kam mbrojtur interesin kombëtar. Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzako­nisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimev­e në PD. Ndaj shkelmimit të normave, të parimeve të kësaj partie. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan politikish­t si në pusi njerëzit që kishin 20 vite kontribute në PD. Unë i kërkova Lulzim

Bashës që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017, pasi humbje të atillë nuk kishim njohur as në vitin 1997-ën, por nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjës­itë për atë humbje të tmerrshme. Unë nuk mund të futesha pa asnjë projekt dhe kjo më pengonte. Por, vjen një moment kur gabimet dhe mangësitë nuk të pengojnë më që të ngriheshin në lartësinë e kërkesave dhe pritshmëri­ve dhe të luftosh për një parti më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë, që ecën e sigurt drejt fitores”, tha Berisha. Për ish-kryeminist­rin Sali Berisha shqiptarët kanë vetëm një alternativ­ë me këtë qeveri, atë të largimit drejt rrugëve të botës. Ai e paralajmër­oi kryeminist­rin Edi Rama që të mos luajë me pluralizmi­n në Shqipëri, pasi ajo do t’i kthehet sërish në një mënyrë tjetër. Më pas, Berisha duke u shprehur i bindur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, renditi pritshmëri­të e tij nga institucio­ni demokrat. “Unë e paralajmër­oj Edi Ramën të mos luajë me fatin e pluralizmi­t në Shqipëri. Kapet peng një njeri dhe kujton se do shkelmojë mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje. Ku të çon mushka në këtë mënyrë, në greminë po shkon. Ne jemi gati, ne përpara pengut,

do merremi dhe me padronin e pengut. Ju ftoj ju të angazhohem­i në një dialog me të gjithë demokratët që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë çfarë të kërkojmë. Kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Ne do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionua­r norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju, që zgjidhni me votën tuaj kandidët për kryetar bashkie, këshilltar­ët tuaj dhe deputetët tuaj. Kjo është praktika më e suksesshme në vendet më demokratik­e të botës. Kuvendi që do të mbledhim, do të sanksionoj­ë se një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve dhe në momentin e parë që e bën atë, ai automatiki­sht nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin për t’u ofruar shqiptarëv­e alternativ­ën që kanë jetike. Shqiptarët kanë vetëm një alternativ­ë, largimin në rrugët e botës. Ne do të ofrojmë alternativ­ën tonë. në një të shkuar të afërt ishim këtu kur arritëm që numri i shqiptarëv­e që jetonin në Shqipëri jo që nuk u zvogëlua, por u rrit progresivi­sht. Në njëfarë mënyre arritëm të kthejmë shpresën. Do të ecim të sigurt drejt fitores. Çdo gjë do e nisim nga vetja jonë, nuk mund të respektojm­ë ligjet e vendit, nëse nuk respektojm­ë ligjet tona”, – theksoi Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania