Gazeta Shqiptare

Publikohen pamjet e vrasjes së nënkomisar­it, në më pak se 10 sekonda, autori e qëlloi për vdekje dhe i dha gaz makinës me shpejtësi skëterrë

-

LEZHË - Tragjike është ajo që ndodhi dy ditë më parë në Ishull-Lezhë, ku oficeri policisë, Saimir Hoxha, baba i dy fëmijëve u vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit qëlloi veten me armë pas disa orësh arratie dhe ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës. “News 24” ka siguruar pamje nga momenti i vrasjes. Në pamje shfaqet oficeri Saimir Hoxha, i cili del nga makina së bashku me 2 kolegë të tjerë. Ata i afrohen më pas mjetit tip “Volswagen”, në të cilin ndodhej Rama së bashku me 2 miq të tij. Pas disa çastesh, shihet se si efektivi qëllohet nga i riu, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarj­a. Po me armë janë kundërpërg­jigjur edhe kolegët e Hoxhës, por plumbat e prekën makinën në kabinë dhe në njërën gomë. Pikërisht kjo ishte dhe arsyeja se 21-vjeçari Aldi Rama braktisi makinën pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Në pamjet e publikuara shihet sesi vrasja ndodh për më pak se 10 sekonda. Po ashtu, gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala ka siguruar dhe disa foto, ku shfaqen 44-vjeçari Saimir Hoxha dhe kolegët duke asgjësuar një parcelë me kanabis. Duke iu referuar bluzës që shfaqet edhe në momentin e vrasjes, dëshmohet se fotografia është e ditës së martë. “Saimir Hoxha është shpallur dëshmor i atdheut. Ky është udhëtimi i fundit i një nënoficeri që ka lënë dhimbje të jashtëzako­nshme te familjarët. Ky është momenti kur automjeti ‘Land Rover’ ishte duke zbritur nga një parcelë kanabisi, ku ditën e djeshme kishte marrë informacio­n të detajuar për drogën. Personi që del me bluzën rozë është Hoxha. Ata u kërkojnë personave që ndodheshin aty të dalin për të kryer verifikime. Aldi Rama është personi që e ka qëlluar. Samir Hoxha bie papritmas në tokë. Ai qëllohet befasisht me 2 plumba, njëri e ka kapur në gjoks, pranë zemrën dhe tjetri në zonën e qafës. Është pikërisht Hoxha që i afrohet automjetit. Është ky rrëfimi i fundit tragjik. Po të shohësh që personi që përplaset nga automjeti, pasi ai përplas shefin e Krimeve, Leonard Palushi dhe largohet. Aldi Rama ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa ‘News 24’ ka fakte e prova të kundërta të asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Ne kemi siguruar dhe pamjet e parcelës që Saimir Hoxha ka asgjësuar me kolegët e tij. Unë kam siguruar fotot që ata shfaqen duke shkatërrua­r parcelën. Saimir Hoxha është një oficer i vrarë në krye të detyrës. Edhe dy efektivët e tjerë kanë rrezikuar jetën. Pas këtij momenti, ai ka hipur në ‘Land Rover’ dhe ka shkuar për në komisariat. Këtë punë s’e bën një punonjës policie. A duhet të shkonin 3 oficerë dhe të rriskonin jetën e tyre, duke qenë se është një zonë e rrezikshme. Ky oficer policie ishte aty së bashku me kolegët. Madje, nuk janë marrë masat. Ajo që dua të theksoj lidhet me faktin se përse Saimir Hoxha shkuan në këtë parcelë. Po të shohësh hashashin, është gati në periudhën e korrjes. Saimir Hoxha nuk jeton më, është dëshmor i atdheut, por të gjitha strukturat duhet të hedhin dritë për këtë ngjarje. Dy kolegët kanë qëlluar me armë makinën në të cilën ndodhej 21vjeçari, katër plumba kanë kapur kabinën dhe 1 gomën”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania