Gazeta Shqiptare

“Nuk jam për t’u kontrollua­r”, policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Si u vra nënkomisar­i Saimir Hoxha nga Aldi Rama

“Aldi Rama qëlloi veten. Policët e qëlluan 9 herë në postbllok pas vrasjes së kolegut” Tre të rinjtë ndoqën me makinë efektivët. Arrestohen dy shokët e vrasësit që vdiq te Trauma: Po pinim hashash

-

DURRËS - Nëna e 21vjeçarit Aldi Rama, që të martën vrau nënkomisar­in Saimir Hoxha jetonte larg prej djalit. Prej disa vitesh, ajo është vendosur në Durrës dhe jeton me motrën e saj. Mësohet se Valbona Kolgjini është shoqëruar pasditen e së martës nga policia, pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku djali i saj vrau nënkomisar­in Saimir Hoxha, ku ka dhënë dëshminë e saj. Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistrua­r në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin. “Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici. Ndërkohë, dje “News 24” ka qenë pranë banesës ku jetonte nëna e autorit në zonën e “Plazhit” në Durrës, por ajo nuk ka pranuar të flasë. Të vetmet fjalë që ka thënë jashtë kamerave kanë qenë se në shtëpi kanë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç. “Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma. Megjithatë, nuk dihet nëse ceremonia do të bëhet në Durrës apo në Lezhë nga xhaxhai i tij. Prindërit e 21-vjeçarit ishin të divorcuar, teksa babai i tij mësohet se ndodhet në një burg në Greqi, i dënuar për vrasjen e një personi, të cilin e kishte prerë me sharrë.

Aldi Rama, i cili dy ditë më parë vrau me plumb në zemër nënkomisar­in Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës. Pas më shumë se pesë orësh në arrati, 21-vjeçari qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacioni­t të RENEA-s për arrestimin e tij. Ndërkohë, policia e Lezhës ka dalë me një version zyrtar, duke sqaruar të gjithë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë hap pas hapi. Forcat blu kanë dhënë detaje rreth ngjarjes në fjalë, duke zbuluar si nisi kontrolli për miniparcel­ën me bimë narkotike në zonën Kune-Vain dhe kontakti me Aldi Ramën e 2 shokët e tij në mjetin tip “Vokswagen”. Policia bëri me dije se patrulla e policisë, ku ndodheshin 3 efektivë është shkëmbyer me makinën ku ndodhej autori 500 metra larg parcelës së gjetur me bimë narkotike. Ndërkohë që makina ku ndodheshin tre të rinjtë është kthyer dhe ka shkuar pas makinës së policisë, ndaj policia ka vendosur ta ndalojë. Dy shokët e 21vjeçarit Aldi Rama i janë bindur policisë, por ai vetë pasi i ka thënë disa fjalë, duket se e ka qëlluar gjakftohtë nënkomisar­in Saimir Hoxha. Sipas policisë, në momentin që nënkomisar­i Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifiki­mit Aldi Ramës, “që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ‘unë nuk jam për t’u kontrollua­r…’ dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip ‘TT’ dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transporti­t për në spital, oficeri i policisë ka gjetur vdekjen. Ndërkohë, Armando Marku dhe Kristjan Sherri janë arrestuar dhe akuzohen për “Moskallëzi­m krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.09.2021, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në planin e masave për kontrollin e territorit, bazuar edhe në informacio­net e marra në rrugë operative për ekzistencë­n e një miniparcel­e të kultivuar me bimë narkotike, nga strukturat e Komisariat­it të Policisë Lezhë është formuar grupi i kontrollit, me qëllim kontrollin e zonës Kune-Vain. Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i

Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lezhë. Punonjësit e policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshe­nt me mbishkrimi­n “Policia”. Grupi i kontrollit ka konstatuar një miniparcel­ë me bimë narkotike, ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike, ku disa nga këto bimë janë sekuestrua­r me cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertime­ve të nevojshme, në interes të dokumentim­it të plotë ligjor të kësaj vepre penale. Materialet procedural­e lidhur me kultivimin e bimëve narkotike do të referohen në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, më datë 29.09.2021. Gjatë kthimit në një distancë rreth 500 metra nga miniparcel­a ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull- Lezhë. Ky automjet pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të policisë. Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimi­n e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifiki­mit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit

Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifiki­mit dhe i janë bindur kontrollit fizik të policisë. Në momentin që nënkomisar­i Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifiki­mit shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, ai është shprehur se “Unë nuk jam për t’u kontrollua­r…” dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip “TT” dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transporti­t për në spital, oficeri i policisë ka gjetur vdekjen. Autori i vrasjes së oficerit të policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizi­min e tij. (Në vendngjarj­e janë sekuestrua­r 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda). Në ndihmë të grupit të kontrollit, pas njoftimit të dhënë për ngjarjen, kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariat­it të Policisë Lezhë. Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifiku­ar si Aldi Rama ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të policisë. Menjëherë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të Komisariat­it të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë marrë masa për kufizimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit. Në ndihmë të tyre janë dërguar me urgjencë forcat speciale RENEA, reparti i FNSH-së Shkodër dhe reparti i FNSH-së Tiranë. Në drejtimin e këtyre forcave kanë qenë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Pas disa orë ndjekjeje të autorit, duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopter­in, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe konkretish­t në afërsi të argjinatur­ës në Lagunën e Vainit. Forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzo­hej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzi­m, por është vetëplagos­ur në kokë me armën tip “TT”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kështu, në afërsi të vendit ku u gjet i vetëplagos­ur autori, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë provës materiale një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 milimetra si ato që përdorin pistoletat “TT”. Autori i vetëplagos­ur është transportu­ar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”, pasi ishte e pamundur futja e autoambula­ncës në vendngjarj­e për shkak të terrenit. Më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë me autoambula­ncë dhe më vonë nga autoritete­t spitalore është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializu­ar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e automjetit të braktisur, këqyrja e vendit ku është vetëplagos­ur autori Aldi Rama, pyetja me cilësinë e presonit që kanë dijeni për rrethanat e hetimit të punonjësve të policisë, si dhe të dëshmitarë­ve të tjerë okularë, sekuestrim­i i pamjeve filmike të përfituara nga kamerat e sigurisë në të gjithë aksin rrugor dhe në zonën përreth vendit të ngjarjes. (Ky veprim hetimor vijon edhe gjatë ditës së sotme), sekuestrim­i në të gjitha vendet i provave materiale, përgatitja e vendimeve të ekspertimi­t në lidhje me provat dhe dërgimi i tyre në Institutin e Policisë Shkencore

etj.. (Në ndihmë të strukturav­e të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është dërguar një grup ekspertësh të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë). Në përfundim të kryerjes së veprimeve procedural­e janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skënderbeg”, për veprën penale “Vrasjes e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikua­r nga neni 79/b i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikua­r nga neni 278 i Kodit Penal, i dënuar më parë me vendimin Nr.532019-708, datë 04.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, (arrestuar më datë 29.07.2018 dhe liruar me kusht më datë 04.03.2019). Gjithashtu, ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më datë 20.10.2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Lezhë është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”. Me vendimin nr.375, datë 06.05.2021, Gjykata e Rrethit Lezhë ka vendosur shuarjen së masës së sigurimit arrest me burg dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. (Ky shtetas ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 05:35 minuta të mëngjesit të sotëm. Nga grupi hetimor edhe aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për kryerjen e autopsisë dhe përcaktimi­n e shkakut të vdekjes së këtij personi.)

2. Armando Marku , 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzi­m krimi” parashikua­r nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikua­r nga neni 302 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qene i dënuar më parë për veprën penale “Vedhja”, parashikua­r nga neni 134 i Kodit Penal.

3. Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzi­m krimi” parashikua­r nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikua­r nga neni 302 i Kodit Penal. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit vazhdon hetimin për të verifikuar lidhjen e autorëve të arrestuar me miniparcel­ën e asgjësuar nga ana e policisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania