Gazeta Shqiptare

Mësuesja humbi jetën në spitalin e Pogradecit, bashkëshor­ti: Ishte me shëndet të mirë, iku nga mjekimi

Reagon Spitali: Urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme, presim ekspertizë­n mjeko-ligjore “Shkoi me këmbët e saj, 10 minuta pas gjilpërës mbaroi direkt”

-

Familja e mësueses Anila Bazellari që humbi jetën mbrëmjen e së martës në Spitalin e Pogradecit në rrethana ende të paqarta, ka hapur dyert e mortit. Ndërsa familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdessh­ëm. Bashkëshor­ti i 47-vjeçares tha në një deklaratë për mediat se gruaja e tij gëzonte shëndet të mirë dhe shkroi në spital me këmbët e veta. Ai u shpreh se Anila ndërroi jetë vetëm 10 sekonda, pasi mjekët i bënë një gjilpërë intravenoz­e, ndërsa theksoi se mësuesja vdiq nga mjekimi i gabuar. “S’mund të flas dot gjatë për shkak të dhimbjes që kam, por di që zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj apo jo duhet të jenë organet ligjzbatue­se që vendosin. Iku nga mjekimi gabuar, shkoi në spital me këmbët e saja, me tension normal. U bë gjilpëra ajo mbaroi, në 10 minuta. Në dy ilaçe, intravenoz mbaroi direkt. Të merret drejtësia”- tha bashkëshor­ti i së ndjerës. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Spitali i Pogradecit. Shefi i Shërbimit Dr. Vasfi Topçiu i shprehu ngushëllim­et familjes për humbjen, teksa deklaroi se urgjenca ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme. Sa i përket shkakut të vdekjes ai tha se mbeten në pritje të ekspertizë­s mjeko-ligjore.

“Shprehin ngushëllim­et për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqyte­tarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizë­s mjekoligjo­re dhe nuk mund të japim asnjë informacio­n tjetër”, u shpreh dr. Topçiu.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bë në me dije se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Paraditen e djeshme bashkëshor­ti i viktimës deklaroi se gruaja e tij vdiq pak çaste pasi bëri një gjilpërë duke folur për mjekim të pakujdessh­ëm. E ndjera, Anila Bazellari, u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 të së martës, pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësua­r dhe ka ndërruar jetë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania