Gazeta Shqiptare

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-zv.ministri i Drejtësisë dhe ish-gjyqtari i Strasburgu­t, Kristaq Traja

-

TIRANË - Konstituci­onalisti i njohur shqiptar, Kristaq Traja është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale për këtë ndarje. Traja u shua në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka ndarë me miqtë të tij lajmin e ndarjes nga jeta të juristit të njohur Kristaq Trajës, i cili ka qenë përfaqësue­si i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Kristaq Traja, e vetmja mendje qe unë kam admiruar ndonjëherë! Faleminder­it që ke ekzistuar! Faleminder­it Zotit që më dha mundësinë të të njihja e të bëhesha miku yt!”, shkruan Denar Biba.

Kristaq Taja u diplomua në drejtësi në Universite­tin e Tiranës në vitin 1978. Ai gëzonte një eksperienc­ë 10-vjeçare si Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetues­e. Karriera e tij si profesioni­st në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986 ku ka ushtruar detyrën e specialist­it në Sektorin e Studimeve pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimi­t në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe zëvendësmi­nistër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutë­s Shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994 ai është pedagog i së Drejtës Kushtetues­e në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistrat­urës. Gjatë periudhës 2012 – 2014 ai ka qenë Rektor i Universite­tit Luarasi. Gjithashtu, që nga viti 2008 ai është Avokat në disa studio ligjore prestigjio­ze në vend. Është autor i disa publikimev­e dhe përkthimev­e në fushën e ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania