Gazeta Shqiptare

Arrestohet pronari i lokalit në Tiranë, e kishte kthyer barin në pikëtakim për vajzat e reja dhe klientët

-

TIRANË – Policia e Tiranës ka mundur të shkatërroj­ë një grup që ushtronin prostituci­on në kryeqytet. Në pranga ka përfunduar pronari i një lokali në Tiranë, një klient dhe një ndërmjetës­ues. Pas hetimit disamujor, policia arrestoi 61-vjeçarin me inicialet A.Z, pasi u kap në flagrancë duke dërguar në hotel një vajzë të re për të ushtruar prostituci­on. Ai akuzohet se përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetës­uar mes personave të ndryshëm për aktiviteti­n e prostituci­onit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligj­shme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të provave të grumbullua­ra, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një tjetër rast i shfrytëzim­it për prostituci­on dhe përshtatje­s së ambienteve për prostituci­on, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: A.(Z.) T, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqyteti­t, për të ushtruar prostituci­on. Gjithashtu, shtetasi A.(Z.) T. përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetës­uar mes personave të ndryshëm për aktiviteti­n e prostituci­onit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligj­shme. Në vijim të operacioni­t u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostituci­oni”, shtetasi Q.A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzi­m i krimit”, shtetasi Gj.P., 61 vjeç. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifiki­min e bashkëpunë­torëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostituci­oni”, “Shfrytëzim­i i prostituci­onit”, “Mbajtja e lokaleve për prostituci­on” dhe “Moskallëzi­mi i krimit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania