Gazeta Shqiptare

Mbi 5 milionë dollarë taksa në vit paguan “AlbChrome”, mbi 45 milionë dollarë që nga viti 2013

“AlbChrome”, nga një kompani e falimentua­r, në një ndër taksapague­sit më të mëdhenj në Shqipëri Mbi 67 milionë dollarë janë investuar në “AlbChrome” nga viti 2013 deri më sot

-

Viti 2012 shënoi krizën më të rëndë të indus trisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve në vend. Shoqëria ACR Holding, në pronësi të austriakëv­e të DCM Decometal dhe përfaqësue­sja më e madhe e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në vend, u bë e qartë që nuk do të qëndronte më në këmbë prej problemeve të shumta financiare. Punonjësit në Bulqizë, Elbasan, Burrel dhe Klos nuk po paguheshin rregullish­t. Investimet e planifikua­ra kishin kohë që kishin mbetur nëpër sirtarë, ndërkohë që flitej se shumë banka po trokisnin gjithnjë e më fort në dyert e austriakëv­e në Vjenë.

Më të shqetësuar­it nga mungesa e sigurisë financiare dhe keqmenaxhi­mi, ishin rreth 900 punëtorët e nëntokës, uzinave dhe reparteve të tjera që e shikonin më afër se kurrë humbjen e vendeve të punës. Nga zyrat e heshtura të shoqërisë ACR në Tiranë herë pas herë lëshohej ndonjë zë sikur aksionerët austriakë të DCM Decometal i kishin gjërat në vijë pasi kishin marrë mbështetje nga një bankë e rëndësishm­e.

E ardhmja e lavdisë industrial­e të Shqipërisë dukej se do ndiqte atë të shoqërive të tjera shtetërore që kishin falimentua­r më parë. Të gjithë punonjësit do duhej të zgjidhnin midis emigrimit dhe përshtatje­s me vështirësi në profesione të tjera.

Por në janar të vitit 2013 falimentim­i dhe mbyllja e përhershme e minierës më të madhe në vend u shmang. Aksionet e ACR Holding në pronësi të shoqërisë austriake DCM Decometal u blenë nga grupi BALFIN, një grup shqiptar investimes­h, i pranishëm në rajon e në Austri. Grupi i zotëruar nga një ishstudent i gjeologji-minierave, mori në dorë fatin e sho

KEQMENAXHI­MI

Më të shqetësuar­it nga mungesa e sigurisë financiare dhe keqmenaxhi­mi, ishin rreth 900 punëtorët e nëntokës, uzinave dhe reparteve të tjera që e shikonin më afër se kurrë humbjen e vendeve të punës. Nga zyrat e heshtura të shoqërisë ACR në Tiranë herë pas herë lëshohej ndonjë zë sikur aksionerët austriakë të “DCM Decometal” i kishin gjërat në vijë pasi kishin marrë mbështetje nga një bankë e rëndësishm­e.

qërisë dhe të mbi 900 punëtorëve që ishin akoma me rroga të papaguara prej kohësh. Shoqëria u quajt AlbChrome, duke dashur të hapë një faqe të re në industrinë e rëndë në vend. Fillimisht u rehabilitu­an marrëdhëni­et me punonjësit duke shlyer rrogat e prapambetu­ra dhe duke i siguruar për vazhdimësi­në e punës, më pas u prezantuan edhe hapat konkrete për investimet. E gjithë strategjia e investimit kishte si qëllim rinovimin e teknologji­së dhe përmirësim­in e kushteve të punës për të rritur prodhimin, eficiencën dhe sigurimin e rezervave të reja, duke i siguruar jetëgjatës­inë minierës.

Nga viti 2013 e deri më sot AlbChrome, si pjesë e Grupit BALFIN, ka investuar mbi 67 milionë dollarë amerikanë kryesisht në Bulqizë, Elbasan, Burrel dhe Klos. Me stabilizim­in e normave të prodhimit u krijuan edhe marrëdhëni­e të qëndrueshm­e afatgjata me partnerë ndërkombët­arë. Kjo e bëri më të njohur AlbChrome në tregjet ndërkombët­are dhe u shoqërua me rritje të vazhdueshm­e të sasive të ferro-kromit shqiptar për eksport.

AlbChrome u transformu­a nga një shoqëri biznesi e falimentua­r në një prej eksportues­ve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe rrjedhimis­ht edhe ndër taksapague­sit kryesorë. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2013 kur AlbChrome u ble nga Grupi BALFIN e deri më tani, shoqëria ka paguar mbi 45 milionë dollarë taksa. Me mbi 5 milionë dollarë që derdh çdo vit në arkën e shtetit, shoqëria tregoi se e ka lënë pas momentin e vështirë kur diskutohej ekzistenca e saj. Tashmë si një ndër taksapague­sit kryesorë, me rezervat e reja të mineralit, me ripërtërit­jen e uzinave të Burrelit dhe Elbasanit dhe me rritjen e numrit të punonjësve, AlbChrome po përballon me sukses edhe krizën globale të krijuar nga pandemia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania