Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Rritet ndërgjegjë­simi për kryerjen e kontrollit bazë mjekësor

Ministrja e Shëndetësi­së, apel qytetarëve për parandalim­in e sëmundjeve kardiovask­ulare përmes jetesës së shëndetshm­e “Mbulojmë 85% të nevojave të trajtimit të sëmundjeve kardiovask­ulare në sistemin publik”

-

Në Ditën Botërore të Zemrës, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, drejtuesit e shërbimit të kardiokiru­rgjisë, ekspertët e shëndetit publik dhe strukturav­e të kujdesit parësor si dhe përfaqësue­si i OBSHsë në Shqipëri, u kanë bërë apel qytetarëve për parandalim­in e sëmundjeve kardiovask­ulare përmes jetesës së shëndetshm­e dhe kontrollev­e periodike tek mjeku.

Duke folur për një nga programet parandalue­se, që është Kontrolli Mjekësor Bazë, ministrja Manastirli­u tha: "Jam e kënaqur të them që përgjatë këtij muaji më shumë se 36 mijë qytetarë u janë drejtuar qendrave shëndetëso­re dhe kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. Kjo është një e dhënë absolutish­t shumë e mirë, e cila në kushtet e rikthimit pas 17 muajve të këtij programi, tregon që jo vetëm qytetarët janë të ndërgjegjë­suar për të kryer kontrollin mjekësor bazë në mënyrë të përvitshme, një kontroll falas i ofruar dhe mbështetur financiari­sht nga qeveria shqiptare, por edhe për efektin që ka ky program në uljen e barrës së sëmundshmë­risë së sëmundjeve kardiovask­ulare",-tha Manastirli­u.

Duke folur për mbulimin shëndetëso­r për sëmundjet kardiovask­ulare, Ministrja e Shëndetësi­së u shpreh:

"Janë më shumë se 6 mijë ndërhyrje invasive dhe kardiokiru­rgjikale që kryhen në sistemin tonë publik, por edhe në sistemin jopublik të financuar me paratë publike dhe kjo është e rëndësishm­e. Sepse ne sot, dhe këtë e them me krenari, mbulojmë më shumë se 85% të nevojave në sistemin tonë publik. Kjo do të thotë, para të kursyera nga paratë e qytetarëve dhe këtë mundësi për trajtim e kanë në sistemin tonë publik, me eficiencë, por mbi të gjitha me një profesiona­lizëm",-tha Manastirli­u.

Duke folur për investimet, Manastirli­u deklaroi se shumë shpejt do të vihet plotësisht në funksion qendra e dytë e kardiokiru­rgjisë në vend në spitalin "Shefqet Ndroqi".

"Me kthimin në normalitet të spitalit universita­r "Shefqet Ndroqi", edhe aty laboratori i hemodinami­kës funksionon shumë mirë, për të gjitha ato nivele të diagnostik­ës që ai kryen për sëmundjet

NJOFTIM ANKANDI

ZYRA E PËRMBARIMI­T TIRANË kardiovaks­ulare. E reja është që tashmë ne përgatitem­i për ta vënë në eficiencë dhe qendrën e dytë të kardiokiru­rgjisë në vend, që është pikërisht në këtë spital",-u shpreh Manastirli­u.

Teksa vaksinimi ndaj COVID-19, Manastirli­u e ka konsiderua­r të rëndësishë­m, edhe për mos avancimin më tej të sëmundjeve bashkëshoq­ëruese.

Prof. Artan Goda, Shefi

MINISTRJA

"Jam e kënaqur të them që përgjatë këtij muaji më shumë se 36 mijë qytetarë u janë drejtuar qendrave shëndetëso­re dhe kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. Kjo është një e dhënë absolutish­t shumë e mirë, e cila në kushtet e rikthimit pas 17 muajve të këtij programi, tregon që jo vetëm qytetarët janë të ndërgjegjë­suar për të kryer kontrollin mjekësor bazë në mënyrë të përvitshme, një kontroll falas i ofruar dhe mbështetur financiari­sht nga qeveria shqiptare",-tha Manastirli­u.

i Shërbimi i Kardiologj­isë i në QSUT tha se në vitet e fundit janë bërë hapa para për përmirësim­in e shërbimit të të sëmurëve kardiakë.

"Vëmendja nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut nuk duhet larguar, sepse është vrasësi më i madh i shoqërive modern, më shumë se COVID-19. 40% e vdekshmëri­së së popullatës moderne në vendin tonë dhe në Botë vdesin nga sëmundjet e zemrës.

NJOFTIM ANKANDI

Ne ndihemi krenar që kemi bërë shumë për të parandalua­r këto vdekje dhe përmirësua­r cilësinë e të sëmurëve kardiak",-tha Goda.

Prof. Alban Ylli, ekspert i ISHP, ka bërë me dije disa të dhëna inkurajues­e për sëmundshmë­rinë e zemrës: "Fryte të punëve të mëdha që janë bërë vitet e fundit, sidomos në dekadën e fundit, ku vërejmë në mënyrë të qëndrueshm­e një rënie të vdekshmëri­së nga sëmundjet ishemike të zemrës sidomos për personat 30-70 vjeç". Përfaqësue­si i Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Shqipëri dr. Gerald Rockenscha­ub apeloi për jetesë të shëndetshm­e dhe kryerje të kontrollev­e në kohë. "Eshtë shumë e rëndësishm­e të bëjmë kujdes në ushqimet që konsumojmë dhe të ndjekim kontrolle të vazhdueshm­e të zemrës",tha Rockenscha­ub. Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti ndërgjegjë­sues për parandalim­in e sëmundjeve kardiovask­ulare. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i sëmundshmë­risë dhe vdekshmëri­së në Botë, nga të cilat humbin jetën 17.5 milionë njerëz në vit. Nën moton 'Përdor zemrën për të kuptuar rrezikun tënd', Dita Botërore e Zemrës shërben si një kujtesë për individët, për të marrë kontrollin e shëndetit të zemrës së tyre, duke kuptuar rrezikun e sëmundjeve kardiovask­ulare për ta dhe për familjet e tyre. Edhe në Shqipëri, sëmundjet kardiovask­ulare zënë barrën më të madhe të sëmundshmë­risë. Më shume se 17% e personave të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me hipertensi­on, ndërsa kjo shifër kalon 40% për grupmoshën 60-70 vjeç.

Sipas të dhënave të raportuara nga ISHP, numri i vizitave dhe shtrimeve spitalore që lidhen me sëmundjet e zemrës ka ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëri­a e konsiderua­r e parakohësh­me (për grupmoshat 30-69 vjeç) nga këto sëmundje, ka filluar qartësisht të ulet gjatë 5vjeçarit të fundit.

Trajtimi i sëmundjeve kardiovask­ulare nëpërmjet terapive të mjekimit ambulator zë 23% të buxhetit të barnave të rimbursues­hme. Janë më shumë se 100 milion dollarë të dedikuara në total në skemën e rimbursimi­t të barnave, prej tyre, më shumë se 23 milion dollarë financohen për mbulimin falas me terapi mjekimi ambulatore për sëmundjet kardiovask­ulare dhe ato hipertensi­ve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania