Gazeta Shqiptare

Bilanc tragjik vdekjesh nga COVID, 17 humbje jete dhe 996 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësi­së: 3937 testime ditore, 680 raste të reja Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re, ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r

- Voltiza Duro

Ministria e Shëndetë sisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë, në këto bashki: 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamzë, Dibër, Gjirokastë­r, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskavec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastë­r, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Janë 10103 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatëmbëd­hjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga FushëKruja 64 vjeç, 1 qytetare nga

Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e.

Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania