Gazeta Shqiptare

Diniela Lera: Rëndësia e të vërtetës në media, kam bërë gjithmonë gazetari cilësore

Rrëfimi i moderatore­s për televizion­in: Media ka qëllim të edukojë dhe kur nuk e bën këtë, nuk ia ka arritur qëllimit "Familja më fle në shpirt dhe më bën të ngre zërin"

-

Prej vitesh në ekran, një rrugëtim plot me suk sese, ndërsa sot vjen si moderatore e dy emisioneve në 'SCAN TV'. Diniela Leka vjen në një rrëfim për gazetarinë, sfidat, rëndësinë e të vërtetës kur lajmi i përcillet teleshikue­sve dhe për pasionin e saj të madh, të krijuarit, të shkruarit poezi. Gazetarja që gjithmonë ka lobuar për të vërtetën, thotë se nuk ka rëndësia sasia e lajmeve, por cilësia e tyre.

Diniela, je mësuar të intervisto­sh, por si ndihesh në pozicionin e së intervistu­arës?

Çuditshëm! (qesh) Po mendoj që nuk është aq e thjeshtë të jesh në pozicionin e tjetrit, por është gjithmonë kënaqësi të shprehesh dhe të dëgjohesh. Janë emocione të ëmbla dhe do të mundohem të përgjigjem me sinqeritet.

Çfarë ka për të thënë Diniela për veten dhe gjithçka që mendon se ia vlen të dihet për ty?

Përpos gazetarisë që është profesion dhe pasion, jam poete dhe redaktore. Emri im mund të tingëllojë i huaj për disa, sepse prej shumë vitesh kam qenë fizikisht larg Shqipërisë! Kam punuar në profesioni­n tim, por edhe jam aktivizuar në projekte të natyrës kulturores­ociale në Ballkan dhe Europë. Kam qenë dhe vazhdoj të jem aktive me projekte bamirësie dhe me sinqeritet kjo e fundit më mbush me jetë. Nëse do t'i lija mënjanë kualifikim­et dhe arritjet, do të përmendja atë çfarë më bën me të vërtetë krenare, bekimin tim, vajzën time Lenean!

Pse "Scan Tv", çfarë ka të veçantë ky ekran për Dinielën? nielën?

'SCAN Tv', sepse ndjehem e pranuar dhe e vlerësuar si në familje. Sot është vështirë të gjesh një ambient të ngrohtë pune, ku vlerat mbeten vlera, ku ka mirëkuptim dhe profesiona­lizëm. Radio Televizion­i 'SCAN' mbetet një ekran i saktë në transmetim­in e lajmit dhe sigurisht shumë real dhe aktual për audiencën besnike që ka krijuar dhe fituar!

Dy formate televizive të ndryshme nga njeri-tjetri nën moderimin tënd, si ndihesh tek njeri dhe si tek tjetri, ku takohen këto dy formate për të përfaqësua­r dhe pak shpirt Diniele?

Po, janë dy formate të ndryshme! "Trokitje" ka karakter socio-ekonomik dhe trajton në mënyrën më reale të mundshme, problemet ekonomike dhe sociale të familjeve shqiptare. Formati tjetër "Si të vishemi" vjen me këshilla për mënyrën sesi duhet të vishemi! Realisht janë dy gjëra të ndryshme dhe secila kërkon tipologjin­ë e saj. Kur qëllon të jesh imazh i dy formateve, duhet të jesh e përgjegjsh­me dhe ti sjellësh të dyja bukur dhe në mënyrë profesiona­le! Personalis­ht i dua të dyja, por nëse në "Trokitje" ndjehem vetvetja sepse më përshtatet me pjesën e karakterit, ndjeshmëri­a, empatia, në "Si të vishemi" jam më e kuruar në pamje dhe veshje, ajo ndjesia e të ndjerit e bukur. Kur bëhen bashkë të dyja, krijohet një ide më e qartë e asaj se çfarë je.

Gazetaria është art me vete, çfarë i ke marrë ti këtij arti?

Sa bukur, e thatë! Po, gazetaria është art. I kam marrë vërtetësin­ë, të qenit e vërtetë, sepse qëllimi i vetëm i gazetarisë, si pasojë e gazetarit duhet të jetë e vërteta. Kurajën dhe guximin, të ngrish zërin ndaj padrejtësi­ve! Oratorinë, përqasjen e lehtë në komunikim, njohje me njerëz dhe situata të ndryshme! Ka aq shumë gjëra që mund t'ia marrësh gazetarisë por besoj jam e qartë edhe me këto që përmenda!

Cili është mendimi yt për morinë e emisioneve që grahmat i kanë deri diku edhe joselektiv­itetit kaotik televiziv?

Unë nuk jam për sasi, por për cilësi, nuk jam për të mbushur hapësirat televizive, por për mesazhin që do jepet dhe akoma më e rëndësishm­e si do të interpreto­het nga masa! Kjo më shqetëson sepse gazetaria sot "vuan" nga mungesa e etikës, promovimit të antivlerav­e, mungesës së ruajtjes së privatësis­ë. Media ka qëllim të edukojë dhe kur nuk e bën këtë, nuk ia ka arritur qëllimit. Në një botë mediatike, që matet me klikime është zbehur e bukura e atij artit të gazetarisë, për të cilën më pyetët më sipër.

Diniela, ka diçka për të cilën ti ke dashur gjithmonë të dëgjohesh dhe ndoshta ky është momenti?

Unë flas gjithmonë (qesh, por vetëm disa kanë vesh të dëgjojnë. Familja për shembull është një çështje që më fle në shpirt dhe më bën të ngre zërin. Si është sot familja shqiptare? Sot problemet brenda saj bëhen publike, gjykohen dhe nuk gjejnë zgjidhje. Gjithçka nis brenda saj, jeta nis brenda saj por sinqerisht kam frikë se po humbasim aftësinë e të kuptuarit dhe të edukuarit të fëmijëve! Vitet e fundit koncepti i familjes është duke kaluar një krizë të madhe dhe të jemi të sigurt që nuk mund të kemi një shoqëri të shëndoshë, pa një familje të shëndoshë.

A e ka dëmtuar pandemia ekranin apo ekrani është ndoshta nga gjërat më të forta e të pathyeshme që kemi?

Fatkeqësis­ht ekrani është bërë "i thyeshëm". Sot nuk vuajmë nga mungesa e informacio­nit, por hasim vështirësi në ndarjen e gënjeshtrë­s nga e vërteta. Edhe përgjatë pandemisë, deri në momentin që flasim kemi pasur aq shumë informacio­ne dhe jo të gjitha kanë dhënë efekt pozitiv, disa kanë arritur të shkaktojnë frikë dhe ankth tek shumë prej nesh! Ekrani "thyhet" ne momentin kur jemi të lodhur dhe të frikësuar të dëgjojmë lajmet apo emisionet aktuale që transmetoh­en nëpër mediat shqiptare. Fuqia e medias është e padiskutue­shme, por kur udhëhiqet nga etika atëherë bëhet e pathyeshme.

Nëse nuk do ishe në ekran ku do ishe?

Një kujdestare sociale e përkushtua­r për nevojtarët dhe shkrimtare në kohë të plotë.

Në fund dua të më thuash diçka pa të pyetur, një merak, një këshillë, një mesazh.

Merak: Po humbasim vlerën e bashkëbise­dimit apo prekjes! Nuk ka gjë që i blen gjërat shpirtëror­e!

Këshillë: Të mendojmë pozitivish­t, e mira tërheq të mirën!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania