Gazeta Shqiptare

“Moti i Madh” drejt UNESCO - s (përtej arberishte­s e Skenderbeu­t)

- Nga Shaban Sinani*

Po shfrytëzoj këtë rast që na u dha nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar që sot, në Ditën Europiane të Trashëgimi­së, njëherësh dhe Ditë Kombëtare e Trashëgimi­së, të bëj të njohur para jush një prej nismave më të rëndësishm­e që janë në proces realizimi aktualisht.

Është fjala për projektin “Moti i Madh”, forma më e shkurtër e emërtimit të dosjes së trashëgimi­së arbëreshe, në rrugën e saj të gjatë drejt UNESCO-s, për t’u promovuar si trashëgimi e Njerëzimit.

Një rrugë e gjatë sepse Fondacioni Ndëruniver­sitar “Francesco Solano” ka vite që investohet me këtë dosje shkencore, duke krijuar një rrjet bashkëpuni­mi ndëruniver­sitar, që nga Cosenza, Palermo, Lecce dhe Salento, deri në Venezia e Milano. Suksesi i parë është regjistrua­r tashmë prej afro dy vjetësh, me miratimin e projektit nga komiteti kombëtar i UNESCOs në Itali. Prej vitit të kaluar projekti mori karakter ndërshtetë­ror, që bën pjesë në kriteret e parapëlqim­it të ekspertëve të UNESCO-s. Një grup i vogël studiuesis­h funksionon për këtë dosje edhe këtu në Tiranë. Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe institucio­ne të tjera, duke përfshirë ekspertë të huaj, po punojnë bashkë për të plotësuar të gjitha kërkesat: shkencore, administra­tive, diplomatik­e, që nisma të përfundohe­t me sukses.

Në prag të Ditës Europiane të Trashëgimi­së Fondazioni “Solano”, që drejtohet nga akad. Francesco Altimari, organizoi në Vaccarizzi­o paraqitjen dyditore të rezultatev­e të arritura, ku mori pjesë edhe akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave. Në mënyrë bindëse u shfaq para një audience cilësore puna e shkëlqyer që është realizuar deri tani, përmes një bashkëpuni­mi sinergjik tripalësh: studiuesit, administra­ta vendore dhe bashkësitë arbëreshe bartëse të trashëgimi­së shpirtëror­e që promovohet.

Dy çështje meritojnë të sqarohen për dosjen “Moti i Madh”, çështje që, nga mungesa e informacio­nit apo nga ndonjë arsye tjetër, sikur janë ngatërruar dhe publikut i janë përcjellë josaktësis­ht.

Së pari nuk është fjala për të regjistrua­r në UNESCO arbërishte­n, apo më saktë vetëm arbërishte­n, sepse “Moti i Madh”, kjo shprehje e figurshme që ne e kemi identifiku­ar me figurën e De Radës, është gjithëpërf­shirëse. Gjithçka bën pjesë tek “Moti i Madh”: epoka heroike e Gjergj Kastriotit, letërsia humanistik­e që është shkruar për të, cikli i kangjeljev­e që arbëreshët morën me vete, patronimet dhe toponimet, vallet, ritet kryesore të jetës (lindja, pagëzimi, martesa, largimi nga jeta). Gjatë dy ditëve të paraqitjes së dosjes para komuniteti­t vëmendja kryesore iu drejtua riteve pranverore dhe ritualeve të martesës. Mund të dalë pyetja se ç’lidhje kanë këto rite e rituale me “Motin e Madh”. Dhe si mund të bashkëpuno­het nga Shqipëria si palë për plotësimin e dosjes. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: ritet kryesore të pranverës janë rite të një periudhe paraosmane dhe janë ruajtur në simetri e sinkroni të plotë në të dyja anët e Adriatikut. Vërtet janë kushtëzuar nga kalendarët, që janë të njëjtët për të gjithë, por mbijetesa e cikleve të lidhura me këto rite e ritualë është mbijetesë e shpirtit të Arbërit që rron. Këngët e Shën Lazrit (llazoret), këngët e Pashkëve, kalimeret, këngët e ringjallje­s (evangjeliz­moit), kolendat dhe këngët e tyre (kullanat), këngët e karnevalev­e, këngët e pesëdhjeto­res (rushajet, rosaliae diem), këngët e Shën Gjergjit etj. sot janë pjesë e jetës së çdo katundi arbëresh, shoqëruese të riteve jetësore, jo këngë skenike. Ato janë mbledhur edhe në Shqipëri sidomos nga fretnit françeskan­ë dhe janë rishfaqur të desakraliz­uara edhe në tri dekadat e fundme, pas një periudhe të gjatë ndalimi për shkak të ateizmit. Me “Motin e Madh” lidhen edhe këngë të mirënjohur­a arbëreshe, si “Moj e bukura More”, e cila është një këngë përshpirtj­eje. Siç na ka njoftuar një shekull e ca më parë Crispi, në librin e tij “Në Malin e Trundafill­ave”, kjo këngë këndohej nga vajzat arbëreshe në ditën e luleve, në ditën e përkujtimi­t të të vdekurve, por, duke qenë se varret e të parëve gjendeshin në More, ato lule thjesht shoqëronin këngën - vajtimin. Me ringjallje­n lidhet edhe balada e Konstantin­it dhe Doruntinës.

Çështja e dytë është e lidhur me keqkuptimi­n se arbërishtj­a po promovohet e regjistroh­et si një gjuhë e arkivuar. Është e ditur se globalizim­i ka bërë të vetën, edhe gjuhët më të folura e më të shkruara janë nën trysninë e anglifikim­it. Por arbërishtj­a, ashtu si dhe shqipja, nuk është gjuhë e një brezi, ajo është trashëgimi e të gjithë folësve të saj, prej dëshmive më të hershme si vepra e Lekë Matrangës deri tek poetët e këngëtarët e sotëm që shkruajnë e këndojnë arbërisht. Akademikët Francesco Altimari dhe Matteo Mandalà, përgjatë tri dekadave, kanë krijuar një thesaurus të arbërishte­s së shkruar të folur, që shpesh e njohim me emrin “arbërishtj­a digjitale” dhe që përmban një bazë të dhënash të jashtëzako­nshme për dy nivelet e ligjërimit arbërisht: me të folur e me të shkruar. Në “Motin e Madh” bën pjesë edhe arbërishtj­a e Nikollë Ketës, edhe arbërishtj­a e De Radës, e Serembes, e Santorit; edhe arbërishtj­a e folësve të sotëm të saj në një popullatë që mund të jetë deri 100 mijë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania