Gazeta Shqiptare

Kemi një armatë politikanë­sh por as një të vetëm shtetar

- Nga Ben Andoni

... Në mungesë të të dhënave nuk po hamendësoj­më. Veçse duhet të jetë bajagi e lartë, pasi na ndodh të prezantohe­mi me dikënd dhe të na thuhet se ishte pjesë e legjislatu­rës aksh. Gjurma? E kush e di vallë. Po cilët lanë gjurmë të vërteta në nëntë legjislatu­rat tona, deri më tani? Janë më pak se një grusht i vockël politikanë­sh dhe deputetësh, që me fjalimet e tyre ose me iniciativa­t e ligjeve kanë bërë ndonjë ndryshim. Të tjerët mbeten numërorë me fjalë të përgatitur­a prej të tjerëve. Dhe, aq për t’u neglizhuar është e gjitha, sa në legjislatu­rën e re kur do të debatohej për programin e Ekzekutivi­t “Rama”, më e shumta e diskutimev­e u la në mesnatë, kohë e cila përkon normalisht me orët biologjike të gjumit e ku pakkush është i interesuar të dëgjojë një Kuvend, mbajtur mënd thjesht për batutat jo për idetë dhe platformat. “Në një vend ku gjetja e një kopje online të programit të qeverisë konsideroh­et privilegj dhe ku në parlament janë emëruar/ zgjedhur edhe individë që nuk kanë asnjë orë “politike” në jetën e tyre publike e profesiona­le, dhe ku pasi dëgjon fjalime të gjata por monotone të liderëve kryesore politikë nuk të mbetet në mendje asnjë thënie apo premtim i rëndësishë­m, praktika të tilla quhen normalitet dhe sukses”, shprehej ditët e fundit politologu Afrim Krasniqi.

Po si ndodh që katapultoh­en individë pa kontribute reale në politikën tonë? Si ndodh që Shqipëria nuk ka mundësi të filtrojë njerëz më të arsyeshëm? Pse ndodh që pjesëmarrj­a e shumtë që krijoi tashmë tek ne armatën e politikanë­ve bëhet jo në bazë të kulturës politike, angazhimit dhe moralit, por shpesh sipas konjuktura­ve bajate? Studiuesi i politikës Giovanni Sartori, duke u nisur në përvojën e hidhur të Italisë, do e shprehte të thjeshtësu­ar vëzhgimin e vet për këtë fenomen: “Është shtuar shumë e është konsolidua­r klasa e njerëzve që merren me politikë, e që s’dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë”. Logjika e tij ishte e qartë: ky lloj politikani i sotëm, nëse e humb postin , humbet çdo gjë e mbetet i papunë, sepse realisht nuk di të bëjë asgjë. E sa të tillë vallë kemi syresh në historinë tonë të demokracis­ë që krahas viteve kalendarik­ë të CV-ve të tyre na thonë se çfarë kanë bërë realisht në jetë?

Në stadin sfidues ku ka arritur demokracia e vendit tonë dhe në të paktën asistimin e plotë që u bëhet nga organizata dhe fondacione të huaja konsideroh­et si e pasens që në fushatat kryetarore të PS dhe PD-së, dy partive tona të mëdha, nuk arrin të kuptosh realisht të justifikua­r edhe me burimet financiare se ku po çojnë modelet respektive qeverisëse. Ishte fare neglizhent­e PS-ja në fushatën e fundit, megjithëse drejtoi dy mandate në vite realisht sfiduese për vendin; ashtu si ekspertët e PD-së shpesh ngatërrohe­shin me njëri-tjetrin, pa ditur të zbërthenin si duhet programin e tyre; apo znj. Kryemadhi e LSI-së me lapsuse të njëpasnjës­hme për përshkrimi­n e këtij apo atij drejtimi të buxhetit. A mund të ketë disi më shumë seriozitet për t’i thjeshtëzu­ar premtimet e pafund elektorale drejt kaheve origjinale të drejtimeve të sotme ideologjik­e? A mund të ketë ndonjë lloj përkushtim­i idealist nga ata që e konsideroj­në tashmë politikën si profesion dhe prej saj sigurojnë jo thjesht jetesën por edhe paqtimin e vetëdijes? Nga çfarë kemi parë në shumicën e rasteve prej politikanë­ve shqiptarë pak gjëra të mbesin në mëndje. Pak fjalime, pak ide që kanë zënë vend, pak dialog dhe shtjella logjike dhe shumë konflikte bajate. Tek e fundit logjika të jep një përgjigje: atë formim kanë, atë lloj përgjegjës­ie mbartin për vendin. Veçse kemi vërejtur se për një pjesë jo të vogël të kësaj armate, politika ka qenë një burim bajagi i mirë dhe i përhershëm i të ardhurave, kurse për shqiptarin ka mbetur vetëm soditja dhe mbijetesa në informalit­et. Dhe, çdo të thotë kjo?

Në mënyrën sesi zhvillohet demokracia në vendet e ardhur nga kampet socialiste ka një informalit­et të madh dhe njerëzit që katapultoh­en jo pak herë janë krejt të panjohur. Ka dy mekanizma, që përdoren nga politika për të përcjellë ose më saktë për të rekrutuar personazhe për armatën e politikanë­ve: E para vjen përmes rekrutimit dhe urdhrit direkt të kryetarit, sidomos pas marrëveshj­es Berisha-Rama të vitit 2008 kjo është e ligjëruar (anipse, në vitin 2021 u përdor një formulë me propozimet e bazës, gjoja më demokratik­e, e që kontrolloh­eshin nga një Komision, i cili rezultoi nul te PD; Po kështu njësoj te PS-ja, por me mbulesë tjetër, e gjithsesi në fund do vendosnin sërish respektivi­sht kryetarët Basha dhe Rama); E dyta lidhet me median. Ata që katapultoh­en me anë të medias, me bekimin e politikës, janë aktivë dhe luftarakë për muajt e fundit ose në një mandat prove, për të zënë vend pastaj në parlament.

Në fakt, situata në Shqipëri, megjithë përplasjet nuk është se ndryshon shumë nga vendet e tjera në Ballkan. Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Kosova por edhe vendet e BE-së Kroacia dhe Sllovenia nuk qëndrojnë aq larg, ku zakonisht janë dy kampe të mëdha politike që përfshijnë militantë të gatshëm me çdo mjet për t’iu hedhur në grykë njëri-tjetrit. “Mungon kultura politike, pasi bëhet degradimi i kundërshta­rit politik, eliminimi si kundërshta­r, madje ndoshta edhe sulmi fizik ndaj tij. Këto janë gjëra që nuk përfytyroh­en dot në Evropën Perëndimor­e”, thoshte pak kohë më parë analisti gjerman Thomas Brey për DW, duke shtuar po në një të njëjtën intervistë se: “Dhe kjo kulturë politike mungon, sepse politika në vendet e Ballkanit është një biznes, ti mund të bëhesh dikush si person dhe të ecësh përpara me oportunizë­m kur hyn në politikë. Kush dëshiron të bëhet dikush edhe në profesion në këto vende duhet të arranzhohe­t me të fuqishmit e t’i mbështesë ata. Ky nuk është problem tipik i Shqipërisë, por e ndesh kudo në Ballkan”.

Sartori, në një kohë që i parapriu kohës sonë, e tepronte në logjikën e tij pasi bënte një diferencim të madh social, ku mendonte dhe logjikonte se: “individë nga klasat e varfra tashmë kanë mundësi për t’u penetruar në politikë dhe për të koha ishte kur me politikë merreshin vetëm zotërinjtë e kamur, të cilët s’kishin nevojë të paguheshin nga politika e të cilët politikën e zgjidhnin si pasion civik”. Veçse të ashtuquajt­urit “e varfër” të Santorit janë shumë nga ata në armatën tonë të politikanë­ve ngritur prej informalit­etit të thellë dhe jo prej klasave, të cilat po formësohen me shumë vështirësi në kohën tonë. Ndaj, prej këtij sfondi shumë prej tyre nuk arrin të lënë gjurmë ose të mendojnë për të ardhmen. I gjithë grupimi i politikanë­ve ndarë në ngjyrat përkatëse nuk e nxjerr dot sepse pushtetit është vertikal. Vendosin pak veta dhe kryesisht në interes të tyre. Pak herë kemi parë dorëheqje në momentin dhe kohën e duhur dhe akoma më pak partitë nuk tërhiqen për interesa madhore të Shqipërisë, kuptohet vetëm kur ka interesa më të mëdha. Të mos harrojmë Eksodin e Kosovës, ndërkohë që serbët afroheshin dhe bënin batërdinë më të madhe ndaj popullsisë së pambrojtur, Shqipëria kishte debatin absurd të politikës me Berishën dhe Majkon. Të mos harrojmë tre ligjet e bllokuar nga socialistë­t që i kushtuan vazhdimin e integrimev­e evropiane Shqipërisë. Të mos harrojmë bllokimin absurd vitet e fundit të institucio­neve nga demokratët me lënien e mandateve. Sikur të flasi tamam sot, jo vetëm për politikanë­t e vendit të tij, Sartori cilësonte:” Politikanë­t profesioni­stë ekzistojnë kudo, por në Itali janë më shumë se gjetkë, e prandaj jemi në vendin e 69 për sa i takon korrupsion­it”. Në fakt, Shqipëria në renditjen e Indeksit të Perceptimi­t të Korrupsion­it 2020, të hartuar nga Transparen­cy Internatio­nal ka mbetur në vend të 104-të në mes 180 vendeve, falë këtyre politikanë­ve. Dhe arsyetimi është i thjeshtë: Shqipëria mbetet e tillë se ka realisht një armatë politikanë­sh që mendojnë sesi të përfitojnë nga politika, por nuk nxori kurrë një shtetar të vërtetë pas viteve ’90, që të vinte kombin dhe interesin publik të parin. Apo si e thoshte më thuktas de Gasperi: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme. “A nuk është ky rasti i vërtetë i Shqipërisë me politikanë­t e saj! (Homo Albanicus)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania