Gazeta Shqiptare

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

- Nga Klodian Tomorri

... për konsumator­ët është rritur me 21.5 për qind, ndërsa në Spanjë qeveria është në prag të rrëzimit, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Ky është prologu i asaj që po vjen.

Ndonëse në Shqipëri, vemendjen më të madhe në opionionin publik dhe debatet politike e ka marrë rritja e çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i ushqimeve nuk është asgjë para asaj që po vjen. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetik­e, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik, por ndoshta edhe buxhetet familjare.

Dështimet disavjeçar­e për të reformuar sektorin energjetik, veçanërish­t për të ndërtuar burime të reja gjenerimi e kanë lënë vendin të pambrojtur­a ndaj krizave që vijnë nga jashtë. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë. Në vetëm pak muaj, cmimi i energjisë në Europë është trefishuar dhe aktualisht një megavat orë tregtohet me 160-170 euro. Për të kuptuar se sa e rëndë është situata, mjafton vetëm një fakt. Sot çështja me e nxehtë e debatit në Parlamenti­n Europian është kriza energjetik­e.

Arsyet se pse Europa mbërriti në këtë situatë janë disa. Rregullat e reja të Bashkimit Europian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit kanë çuar në mbylljen e shumë burimeve të energjisë. Po kështu, disa nga vendet më të mëdha të kontinenti­t si Gjermania janë duke mbyllur me shpejtësi centralet bërthamore duke shtuar edhe më shumë hendekun mes kërkesës dhe ofertës së energjisë. Por faktori më i rëndësishë­m që e zhyti Europën në krizë energjetik­e është mungesa e gazit natyror.

Ekspertët parashikoj­në që që cmimet të vazhdojnë të qëndrojë në nivele rekord edhe për vitin tjetër, ndërkohë që shumë nga qeveritë e BE-së po u druhen revoltave popullore.

Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet më të goditura nga kjo krizë.

Për shkak të thatësirës së zgjatur thuajse i gjithë furnizimi i vendit me energji po përballohe­t nga importi. Në shtator OSHEE shpenzoi 55 milionë euro për të blerë energji nga jashtë. Kjo është shuma më e madhe që Shqipëria ka shpenzuar ndonjëherë në historinë e saj për të blerë energji vetëm për një muaj.

Parashikim­et janë që importet e energjisë do të vijojnë me ritme rekord edhe gjatë muajve në vijim. Rezervat hidrike në vend janë në nivele minimale për rrjedhojë edhe prodhimi. Financat e OSHEE tashmë janë të rrënuara. Struktura e tarifave të energjisë e ka të pamundur të përballojë këto çmime ndaj infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë sektorin e energjisë duke rrezikuar t’i çojë të treja kompanitë publike drejt falimentim­it. Edhe pse teknikisht të paktën dy prej tyre janë sakaq të falimentua­ra. Për ta thënë më qartë, OSHEE dhe KESH nuk kanë më para për të siguruar furnizimin e vendit me energji elektrike.

Në korridoret e qeverisë kriza ka mbërritur zyrtarisht. Por përballë kësaj situate rrugët e zgjidhjes nuk janë shumë. Qeveria do të detyrohet të shpenzojë qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve për të subvencion­uar importin e energjise ose do ta përcjellë rritjen e çmimeve në faturën e familjeve dhe biznesit. Në çdo skenar, ata që do të paguajnë janë qytetarët. Por kjo krizë do të jetë një grusht shumë i fortë për ekonominë, financat publike dhe familjet shqiptare.

© © SYRI.net SYRI.net

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania