Gazeta Shqiptare

Biden telefonon Von der Leyen: Mos e vononi integrimin e Ballkanit

Ambasadorj­a: Institucio­net e sigurta, të nevojshme për sundimin e ligjit dhe zbatimin e reformës në drejtësi Yuri Kim: Prioritet i SHBA-ve, demokracia, mbrojtja dhe biznesi

- Valentina Madani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një telefonatë me presidente­n e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe perspektiv­ën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetje­n e tij të fortë për vazhdimin e procesit të pranimit në Union të vendeve të rajonit. Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetje­n e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësi­t e BE-së dhe Ballkanit diskutuan dje perspektiv­ën e anëtarësim­it për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovin­ën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takim u ritheksua garancia e BE-së për anëtarësim­in e ardhshëm të të gjashta vendeve. “Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektiv­ën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument, në prag të takimit të së mërkurës. Zonja Von der Leyen bëri javën e kaluar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nivelit të lartë të mërkurën. Ajo tha se mbështeste procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, nuk ka siguri se si mund të realizohet ai konkretish­t, duke qenë se vendet e veçanta të

PRIORITET

“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tri prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të tria këto përparësi. Institucio­net e sigurta dhe demokratik­e janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e reformës në drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja”, - shprehet Yuri Kim. bllokut duhet të japin miratimin. Në shtator, agjencia e lajmeve “Reuters”, duke iu referuar katër diplomatëv­e dhe një dokumenti të brendshëm të BE-së njoftonte se për shkak të shqetësime­ve nga reagimet e shteteve anëtare, organizata nuk mund të bjerë më dakord për të dhënë garanci për anëtarësim­in e ardhshëm të të gjashta vendeve të rajonit.

THIRRJA

Para grave dhe vajzave të Institutit për Politikat e Sigurisë Kombëtare, ambasadorj­a e SHBA-ve, Yuri Kim, përsëriti dje tri prioritete­t e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, demokracia, mbrojtja dhe biznesi. “Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tri prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të tria këto përparësi. Institucio­net e sigurta dhe demokratik­e janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e reformës në drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja”, - shprehet Yuri Kim. Ambasadorj­a amerikane u zotua për më shumë mbështetje nga SHBA-të ndaj vajzave dhe grave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. “Ju përfaqëson­i institucio­ne të ndryshme publike dhe private në Shqipëri dhe Kosovë, secila prej jush ka perspektiv­a të vlefshme për të ndarë. Europa dhe bota ka nevojë për perspektiv­a rajonale, por edhe për kontributi­n tuaj”, - deklaroi ambasadorj­a Kim. Përveç mbështetje­s, Yuri Kim nxiti iniciativa­t e grave dhe vajzave në politikë, biznes dhe në fushën e sigurisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania