Gazeta Shqiptare

“Rri aty dhe mos lër askënd të afrohet”, kryeplaku tregon telefonatë­n me policinë pas rrëzimit të avionit

“Dyshime për kanabis? Zona është shpopullua­r, s’ka kush ta mbjellë” “U përplas me një pemë dhe një gardh me tela”

-

Pas rrëzimit të avion it në Vermosh, “News 24” ka siguruar dëshminë e kryeplakut të Vermoshit, Prekë Vushajt. Ky i fundit, ka treguar me detaje se si e mori vesh lajmin për rrëzimin e avionit në livadhet e Vermoshit në Kelmend të Malësisë së Madhe. Vushaj, tha se sapo ka mësuar për ngjarjen ka lajmëruar policinë, të cilët i kanë kërkuar që të mos lejojë asnjë që të afrohet pranë vendit të ngjarjes, derisa të mbërrinin ata dhe të nisnin hetimet. Sipas tij, avioni është ulur në një vend të papërshtat­shëm dhe është përplasur me një pemë kumbulle dhe një gardh me tela. Gjithashtu, Vushaj deklaroi se gjithçka dukej aksidental­e. Duke cituar një bari të zonës që kishte parë ngjarjen, kryeplaku pohoi se pilotët janë shqiptarë pasi kanë folur shqip. Sipas tij, në momentin që bariu është afruar për të parë ngjarjen, e kanë paralajmër­uar që të mos afrohet pasi kishin frikë nga ndonjë shpërthim i mundshëm. Sipas kryeplakut, nuk ka dyshime se avioni po transporto­nte drogë, pasi në atë fshat sipas tij, aktualisht jetojnë vetëm persona të moshës së tretë.

Si Si ka ka ndodhur ndodhur ngjarja? ngjarja? Prekë Vushaj: Unë e kam marrë vesh nga policia e Koplikut në Malësinë e Madhe. Ata më telefonuan dhe më treguan se është rrëzuar një avion. Unë i thashë se ku ka ndodhur dhe ata më orientuan duke më thënë se është në lagjen Velipojë të Vermoshit. Unë u nisa menjëherë dhe lashë të gjitha punët duke menduar se mund të ketë ndonjë të lënduar. Nuk gjeta asnjë njeri përveç një bariu të zonës Kolë Vuçaj. Ai me tha se avioni ishte ulur rreth 1 km nga vendi ku ndodhej dhe më pas është ngritur edhe njëherë por në tentativë për tu kthyer ka dëgjuar krismën dhe avioni ka bërë uljen e detyruar. Dikush prej atyre i ka folur shqip duke i thënë mos u afroni se është rrezik dhe mbase mund ta kenë pasur rrezik se mund të shpërthejë avioni. Më pas u afrova dhe e kam gjetur avionin e rrëzuar ashtu siç është dhe siç e keni parë. Policia më thanë rri aty dhe mos lër askënd të afrohet deri që të vijmë ne dhe kam qëndruar aty duke pritur.

Avioni është ngritur në një vend tjetër para se të bënte uljen e detyruar?

Prekë Vushaj: Siç thotë bariu avioni rreth 1 km më tutje është ulur dhe ka qëndruar një gjysmë ore sipas deklarimev­e të tija dhe pas gjysmë orë është

KËRKESA E POLICISË

Kryeplaku Prekë Vushaj tha se sapo ka mësuar për ngjarjen, ka lajmëruar policinë, të cilët i kanë kërkuar që të mos lejojë asnjë që të afrohet pranë vendit të ngjarjes, derisa të mbërrinin ata dhe të nisnin hetimet. Sipas tij, avioni është ulur në një vend të papërshtat­shëm dhe është përplasur me një pemë kumbulle dhe një gardh me tela. Gjithashtu, Vushaj deklaroi se gjithçka dukej aksidental­e.

ngritur sërish dhe se a ka pasur defekt atje që herën e parë apo ka ndodhur defekti pasi është ngritur këtë nuk e dimë sepse policia ka gjetur edhe telat që tregon se ata kanë mbetur pas një gardhi tjetër. Askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur atyre. Mesa duket ka pasur një ulje të detyrueshm­e sepse avioni është ulur në një vend të papërshtat­shëm sepse i kanë hyrë telat e gardhit. Avioni është përplasur me një pemë kumbull dhe me shelqe si dhe një pishë dhe duket aty në vendngjarj­e kjo. Duket si diçka aksidental­e.

Ka ardhur një fuoristrad­ë për t’i marrë?

Prekë Vushaj: Çobani thotë që po sepse unë nuk e kam parë. Nuk dihet se kush janë ata persona që kanë qenë në avion dhe në fuoristrad­ë.

A mund të ketë lidhje me drogën kjo ngjarje?

Prekë Vushaj: Nuk ma merr mendja, sepse në këtë zonë asnjëherë nuk është mbjellë. Të themi realitetin nuk ka as kush ta mbjellë drogën këtu, sepse kanë mbetur vetëm plaka e pleq, vetëm nëse vjen ndonjë jabanxhi dhe e mbjell. Është shpopollar­izuar, sepse kanë ikur njerëzit komplet nga këtu.

Në pjesët e malit keni dyshime se ka kultivim të lëndëve narkotike?

Prekë Vushaj: Në male edhe mund të ketë, atë nuk e di. Rreth 12 km nga këtu një muaj më parë është gjetur një parcelë dhe policia ka arrestuar një person dhe është asgjësuar ajo sasi droge. I arrestuari ishte një punëtor që e kishin dërguar për të ngulur disa shkopinj. Shenja të drogës në këtë zonë por avioni nuk besoj se ka lidhje me drogën, por asnjëherë nuk i dihet. Unë për vete nuk dyshoj se nuk ka vend për t’u mbjellë sepse nuk ka tokë. Duhet të jenë dy tre dynym të paktën por është pyll komplet dhe aty në fushë është e kontrollue­shme por gjithsesi gjë pa u bërë nuk po lihet në ditët e sotme dhe asnjëherë nuk i dihet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania