Gazeta Shqiptare

Ligji i sigurimeve, ISSH: Sa do të rritet mosha e daljes në pension

Kriteret e përfitimit/ Bazohet në vitet e punës me kontribute dhe pagën Tabelat e plota me vitet që duhet të kenë burrat dhe gratë për 2022 e në vazhdim

- Voltiza Duro

Ashtu siç parashiko het në legjislaci­onin shqiptar, nga janari i 2022 do të ketë ndryshime për sa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune të siguruara. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot moshën e daljes në pension për vitin e ardhshëm. Aktualisht për vitin 2021-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 61 vjeç e dy muaj(rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritje­je, mosha e daljes në pension për gratë në 2022-ën do të jetë 61 vjeç e katër muaj. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014-të, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dy gjinitë është 36 vite, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. "Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji",-theksohet në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Vlen të theksohet se nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë te rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. "Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo me pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit (që ndryshon nenin 92).

KUSHTET E PËRFITIMIT

Për të përfituar pension pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. Domosdoshm­ërisht individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila aktualisht për vitin 2021 duhet të jetë mbi 61 vjeç e dy muaj për gratë e mbi 65 për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH ka akes mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identiteti­t, e në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngji­ten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikat­a familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot. Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listpagesa­t janë grumbullua­r në arkivën e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH-së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarativ­e në të cilën jepen të dhënat individual­e të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar. Dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi të fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri ku të konfirmohe­n të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore, janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarativ­e dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikime­t e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi. Dokumenti, pra libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Në momentin kur ka dublikatë të librezës së punës me siguri ka një "ngërç" e menjëherë duhet të verifikojn­ë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listpagesa­t që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhëni­e pune.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania