Gazeta Shqiptare

Frika nga “Adus Mamuta”, 27 biznesmenë, policë e avokatë, çfarë dihet për bandën e “gjovëvënës­ve” shqiptarë

Pjesë e grupit të njohur kriminal ishte dhe Dikenc alias Kristo Halili

-

Shqiptari i vrarë në Athinë pak ditë më parë, Dikenc alias Kristo Halili alias Keli ishte i përfshirë në një grup kriminal të njohur si “Adus Mamuta”, i njohur për gjobëvënie­n ndaj bordellove që operonin në kryeqyteti­n grek. Por grupi nuk është i panjohur për Policinë dhe mediat greke. “Kathimerin­i” në vitin 2021 i dedikoi një artikull aktiviteti­t të grupit në Athinë, duke zbuluar edhe bisedat që anëtarët e bandës bënin me “shefat” e bordellove.

“Bëni atë që ju themi, ju do të paguani, nuk na interesojn­ë fare shpenzimet tuaja. Do t’ju lë vetëm një ditë ta mendoni. Mbrojtja kushton 60 euro dita. Ndryshe…,”-mësohet se është mesazhi që u shkonte shefave të bordellove. Grupi u zbulua në shkurt të vitit 2011 kur pronari i një bordelloje në rrugën Iasonos mori një telefonatë nga një person që u prezantua si “Andreas” që i thoshte: Do të të vras, unë të vras. Të vë flakën! Më 27 Shkurt 2011, ditën kur bordello filloi të punonte, 6 persona hynë në ambientet e bordellos dhe i kërkuan një gruaje që të mbyllte çdo gjë sepse kishin një “çështje” me pronarin. Të nesërmen, gjoba ende nuk ishte paguar, ndaj dy persona hynë brenda, lagën dyshekët me benzinë dhe u vunë zjarrin. Pronari, duke thyer ligjin e heshtjes Omerta-në, raportoi incidentin në Policinë, duke treguar edhe për personin e quajtur “Andreas” (ku u zbulua më vonë se ishte truri i grupit). Policia u përpoq që të nxirrte detaje edhe nga pronarët e tjerë të bordellove, por asnjë nuk foli nga frika sesi mund të ndëshkohes­hin nga grupi. Jo zyrtarisht, megjithatë, ata thuhet se i thanë policisë se banditët shqiptarë ishin të njohur në “zonë” si “Adus Mamuta” (kombinim i emrave të drejtuesve të grupit). Pronarët e bordellove u treguan gjithashtu efektivëve se: Shqiptarët janë të ashpër, kemi frikë, atyre nuk u intereson asgjë. Kur shkojmë në punë duam patjetër të kemi të paktën dy ose tre takime për të mbuluar gjobën e përditshme ndaj shqiptarëv­e. Por nuk mbaroi këtu. E njëjta bordello pasi sulmit të parë u përpoq që të digjej edhe tre herë të tjera. Më 13 mars, tre persona, përfshirë dy nipërit e “trurit”, shkuan në bordello duke u hequr si klientë dhe kur u larguan, ata i vunë zjarrin përsëri dhomave. Një incident i ngjashëm ndodhi natën e 22 prillit, por edhe më 10 dhjetor 2011. U zbulua se disa nga të akuzuarit ishin arrestuar në vitin 2006 por qarku ishte aktiv në zonë 7 vitet e fundit, e nga 60 euro në ditë, në vit mblidhnin 600,000 euro! Emrat nuk janë mësuar ende, por deri më tani dihet se organizato­ri është 58-vjeçari, i cili është identifiku­ar me iniciale A.V. Ky i fundit, merrej edhe me “pastrimin” e parave, e ndërsa mbante një kafene dhe një dyqan veshjesh. Po ashtu, një tjetër i akuzuar është edhe pronari i një bordelloje, 44vjeçari K.L., po ashtu me shtetësi shqiptare. Nga hetimet e mëvonshme u zbulua se “Adus Mamuta” përbëhej nga 27 persona (biznesmenë të dikurshëm, efektivë policie dhe avokatë, të gjithë të lidhur drejtpërdr­ejt ose tërthorazi me “mbrojtjen” e rreth 1000 klubeve të natës, bordellove, etj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania