Gazeta Shqiptare

Skema, Rushaj: Energjia u ble me një çmim 21 herë më të madh se ai që shet KESH!

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD-së Alfred Rushaj shpjegoi dje me anë të një skeme dhe shifrash atë që kryedemokr­ati Lulzim Basha e quajti “skemën flagrante të hajdutëris­ë” në lidhje me çmimin e blerjes nga importi të energjisë elektrike. Sipas Rushajt, ky vit “mund të jetë çfarëdo, por në Shqipëri s’mund të quhet krizë energjetik­e”. Ai tha se nga të dhënat “duket që jemi në vit shumë të mirë energjetik. Deri në shtator KESH e ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë gjithë vitin në 2020-20193, - deklaroi z.Rushaj. Ai përmendi se nëse energjia elektrike do të blihej nga KESH për periudhën shtator – dhjetor, dhe jo në bursë, diferenca e kursimit do të ishte 142 milionë euro. “Nëse KESH do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumator­i shqiptar, atëherë çmimi do të ishte vetëm 12 euro për megavat orë. Sot blihet rreth 260 euro për megavat orë, 21 herë më e lartë se sa çmimi që është verifikuar disa ditë më parë. Duke llogaritur që edhe mund të ulet fatura në muajt në vazhdim, për periudhën shtator – dhjetor, kompania publike për të plotësuar këtë detyrim do i duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro. Sikur ta merrnin nga KESH, fatura do ishte 8 milionë euro. Llogariten­i vetë cila është fatura që do i kushtojë shqiptarëv­e, në çdo formë, ose duke rritur çmimin ose nga buxheti i shtetit, është faturë që e paguajnë qytetarët shqiptarë, dhe shikoni çfarë është. Çfarë ka tjetër që ne e quajmë keqmenaxhi­m, e s’ka të bëjë fare as kriza në Kinë apo vend tjetër, nëse për një moment do besonim atë që thotë Rama, që s’kishim përveçse ta shisnim në treg, OSHEE që ka detyrimin për një strategji të qartë importi. A s’duhet që këtë energji ta blinte në muajt prill apo maj ku çdo njeri e di që çmimi është më i lirë në bursë? Çmimi i bursës sikur të blihej në Maj ka qenë 74.75 euro për megavat orë, 3.5 herë më lirë se çmimi që ata e kanë blerë. Këto shifra flasin vetë, tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike”, - tha Rushaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania