Gazeta Shqiptare

Rritja ekonomike 17.9%/, Tabaku: Ministrat mburren, por situata e shqiptarëv­e është e vështirë

-

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, foli dje në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve. Tabaku u shpreh se rritja ekonomike e pretenduar nga qeveria me 17.9%, nuk është reale pasi varet kryesisht nga sektori informal i ndërtimit, si dhe shpenzimet qeveritare gjatë ditëve të fushatës elektorale. Sipas saj kjo është arsyeja pse rritja ekonomike nuk po reflektohe­t në rritje pagash dhe të mirëqenies së qytetarëve, të cilët ndodhen në një situatë tepër të vështirë. “E gjithë kjo rritje lidhet vetëm me dy elementë, së pari sektori më i rëndësishë­m që ka 19% të prodhimit të brendshëm bruto është në rënie, prodhimi dhe punësimi në Bujqësi janë në rënie, rreth 47 mijë persona kanë dalë nga tregu, ku Bujqësia gjatë muajve të kaluar nuk ka pasur asnjë ndalesë, ka qenë në punë. Ndërkohë që e gjithë pjesa e tjetër varet nga sektori i ndërtimit. Kjo është arsyeja pse qytetarët shqiptarë nuk po ndiejnë asnjë përfitim të këtyre shifrave të përpunuara në zyrën e kryeminist­rit. Fondet e rindërtimi­t në ditën e zgjedhjeve janë një nga arsyet se pse është rritur sektori i ndërtimit, disa punë sporadike në ditën e zgjedhjeve dhe ndërtimi informal kryesisht në Tiranë dhe kjo është arsyeja pse rritja ekonomike nuk përkthehet as në rritje pagash, as pensionesh, si dhe mirëqenie për qytetarët. Siç raporton vetë qeveria 51.7% të të ardhurave të një familjeve shpenzohen për ushqime dhe energji elektrike, por me çmime më të rritura. Kjo rritje çmimesh është edhe abuzive nga ana e operatorëv­e në treg në mungesë të shtetit. Ne propozuam diferencim të TVSH-së për ushqimet e shportës, energjinë elektrike dhe ujin të cilët gjithollog­ët e qeverisë nuk e pranuan pasi thonë se nuk do reflektohe­t në ulje çmimesh dhe kjo për shkak të korrupsion­it”,-tha Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania