Gazeta Shqiptare

Qeveria shpall emergjencë­n energjetik­e. Rama: Kriza, deri në mesin e 2022-shit

Zbardhet vendimi i qeverisë: “Të pezullohen investimet në KESH, OST dhe OSHEE” “Çmimet mund të mos rikthehen ku ishin. Propozimet e PD-së, të kohës së Sudes”

- Valentina Madani

Qeveria shpalli dje emergjencë­n për furni zimin e energjisë elektrike, duke paralajmër­uar një plan të posaçëm, që u vjen mbrojtje qytetarëve. Në vendimin e marrë dje, qeveria parashikon ngritjen e një grupi ndërinstit­ucional për menaxhimin e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, kërkohet nga shoqëritë KESH, OST dhe OSHEE të pezullojnë planet e investimev­e, përveç investimev­e të domosdoshm­e për ushtrimin e veprimtari­së. Në vendimin e qeverisë bëhet me dije se “shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a. të pezullojnë planet e investimev­e, përveç investimev­e të domosdoshm­e për ushtrimin e veprimtari­së. “Këto shoqëri të koordinojn­ë ushtrimin e aktiviteti­t në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprer­ë të energjisë elektrike”.

ÇMIMET

Gjendja e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022. Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se sot do të publikohet plani i posaçëm për përballimi­n e krizës. “Me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimi­t të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër (sot)”, - deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri theksoi se ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Rama theksoi se edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen para shfaqjes së krizës. Teksa foli për krizën energjetik­e, pas mbledhjes së qeverisë, kryeminist­ri Edi Rama bëri të qartë se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që ta importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë, edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shet, pasi e shet në kohë kur ka reshje me tepri. “E kam të pamundur të vrapoj bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri, ka dy rrugë ose ta shesë, ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi ësh

PROPOZIMET

MENAXHIMI

të më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë, sepse kërkesa është më e lartë. Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombët­ar dhe shtëpive të shqiptarëv­e. Meqë rritet çmimet rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeminist­ër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapacitete­ve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës”, - tha Rama.

PLANI

Pasi shpalli emergjencë­n për furnizimin me energji elektrike, kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi se plani i posaçëm që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, kryesisht konsumator­ëve familjarë dhe biznesit të vogël do të prezantohe­t këtë të shtunë. “Nuk ka asnjë gjë të mundshme që mund të bëhet për ata që janë në nevojë dhe që ne do ta lejmë pa e bërë. Nuk

ekziston”, - u shpreh kreu i qeverisë. Në deklaratën e tij, Edi Rama nuk e qartësoi se për cilat kategori do të zbatohet rritja e çmimit të energjisë. “Ekspertët thonë që kriza do të ketë një kulm që do të zgjasë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por thonë që nuk parashikoh­et që çmimet të kthehen aty ku ishin”, - theksoi Rama. E vetmja garanci që dha ishte se qytetarët nuk do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, pavarësish­t krizës energjetik­e me të cilën do të përballet vendi. “Por, në qoftë se do të ishte dimër pa drita, do i kishim rënë shkurt, do u thoshim bëhuni gati lajmet vetëm në orën tre, në orën shtatë errësirë”, deklaroi Rama. Hidrocentr­alin e Skavicës, për të cilin u angazhua se do të ndërtohet përgjatë mandatit të tretë qeverisë, Edi Rama e sheh si zgjidhjet në menaxhimin e burimeve energjetik­e. “Skavica që ka filluar tani puna do të na japë mundësinë, që ne të ruajmë rezerva, se ujë mund të

RRITJA

“Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombët­ar dhe shtëpive të shqiptarëv­e. Meqë rritet çmimet, rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeminist­ër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapacitete­ve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës”, - tha Rama.

Kryeminist­ri i cilësoi ato si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit. “Shteti i nxjerr paratë nga kontribute­t, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrument­eve të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiu”, -tha z.Rama.

Vendimi i qeverisë parashikon ngritjen e një grupi ndërinstit­ucional për menaxhimin e furnizimit me energji elektrike, në krye të të cilit do të jetë zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj. Gjithashtu, plani parashikon pezullimin e investimev­e nga ana e shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a. Sipas vendimit të qeverisë, gjendja e emergjencë­s në furnizimin me energji elektrike do të vijojë deri më deri më 15 prill 2022.

kesh, por po nuk pate ku ta rezervosh, çfarë do të bësh, do të rrish në dush gjithë ditën, apo do ta lësh të iki, atëherë do ta kesh një rezervë”, - theksoi kryeminist­ri. Në angazhimin e qeverisë për të përballuar krizën energjetik­e, asnjë nga propozimet e Partisë Demokratik­e nuk është reflektuar, madje i ironizoi ato. Kryeminist­ri Edi Rama reagoi lidhur me propozimin e 7 pikave nga kryedemokr­ati Lulzim Basha për përballimi­n e krizës energjetik­e. Rama i cilësoi ato si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit. “Shteti i nxjerr paratë nga kontribute­t, po i hoqëm këto, me çfarë do të mbetet pastaj?! Në aspektin e instrument­eve të mbrojtjes, jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiu”, - tha z.Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania