Gazeta Shqiptare

Rritja e çmimeve, Vasili: Fajtori i vetëm është Edi Rama, kjo qeveri duhet rrëzuar

-

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, bën fajtor kryeminist­rin Edi Rama për krizën energjetik­e. Në një deklaratë për mediat, Vasili shprehet se kriza e vërtetë është propaganda e Ramës. Sipas tij, kreu i qeverisë kërkon të justifikoj­ë rritjen e çmimit për të mbushur arkën e shtetit. “Kriza e vërtetë është propaganda e Edi Ramës, që kërkon të justifikoj­ë rritjen e çmimit për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit. Shpërdorim­i elektoral dhe korruptiv i vazhdueshë­m i OSHEE, por edhe i KESH e OST duhet hetuar deri në fund. Luhatjet e çmimit në bursa janë fenomen i zakonshëm ndaj çdo shtet serioz ndjek situatën, menaxhon me kujdes burimet dhe ndërhyn financiari­sht atëherë kur nevojitet, por nuk ndryshon çmimin sa herë lëviz çmimi në bursë. Rama është avokat vetëm i oligarkëve dhe është vetëm në krah të tyre dhe asnjë herë në krah të qytetarëve. As oligarkët nuk e bëjnë aq mirë dhe paturpësis­ht avokatinë e rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve ndodh kur Shqipëria listohet si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë me 30.8% më të varfër se të gjithë vendet përreth Kosovë, Maqedoni, Serbi. Miliardat e koncesione­ve, batërdia me tenderat, me tenderat sekretë qindra milionë euro arbitrazhe të humbura dhe qindra milionë detyrime të papaguara kompanive nuk lejojnë të ketë para për të mbështetur e ndihmuar qytetarët. Po me se do ta paguajnë shqiptarët e varfër e 30% prej tyre në varfëri të thellë apo për Edi Ramën nuk ka rëndësi se ata do të mbeten në errësirë e fëmijët e tyre do të mësojnë me qiri. Ka vetëm një përgjegjës dhe një fajtor, ai është Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj përballja është e vetmja alternativ­ë për një qeverisje të kalbur armike të qytetarëve dhe peng e interesave të oligarkëve e trafikantë­ve. Vetëm përballja është rruga e vetme asnjë të mos ketë iluzione

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania