Gazeta Shqiptare

Nishani akuza Ramës: Po fsheh skandalin më të madh të mandatit qeveritar

-

Ish-presidenti Bujar Nishani komentoi dje deklaratat e kryeminist­rit Edi Rama lidhur me krizën energjetik­e. Në një postim në rrjetet sociale, Nishani hedh akuza të forta ndaj kryeminist­rit, për të cilin thotë se po përgatitet për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur. Sipas Nishanit, nëpërmjet paralajmër­imit të rritjes së çmimit të energjisë, Rama po përgatit grabitjen masive të financave të familjeve të çdo shqiptari. “Raporti zyrtar i KLSH tregon se gjatë 8 (tetë) viteve të qeverisjes së Edi Ramës buxheti i shtetit është vjedhur me më shumë se 2(dy) miliardë dollarë, që po të ishin futur në buxhet dhe jo në xhepat e hajnisë, do të kishin mjaftuar për 3 (tre) fishimin e rrogave dhe pensioneve.

Pikërisht këto deklarata të sotme të Edi Ramës tregojnë me gojën e Edi Ramës dështimin skandaloz të Edi

Ramës, penalizimi­n e rëndë të xhepit të çdo shqiptari prej Edi Ramës. Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje. Largimi i menjëhersh­ëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie. Natyrisht që Edi Rama nuk largohet me vullnet të tij. Sepse ai nuk ekziston tek ai. Largimin e tij duhet ta bëjë menjëherë opozita. Në çdo vend të lirë e demokratik, në një situatë të tillë skandali dramatik mbi ekonominë e shqiptarëv­e, opozita ka çdo të drejtë dhe legjitimit­et politik, kushtetues e politik ta rrëzojë prodhuesin e këtij skandali me çdo mjet demokratik të mundshëm. Por “opozita” e Lulzim Bashës nuk e kryen dot atë mision. Lulzim Basha e ka harruar premtimin që ju bëri demokratëv­e dhe shqiptarëv­e pas 25 prillit se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimi­t masiv popullor”, “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”, - tha Nishani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania