Gazeta Shqiptare

DASH dërgon në Kongres raportin për personat e shpallur “non grata”

Ambasadorj­a Kim, publikoi listën me të gjithë të shpallurit “non grata” për periudhën tetor 2020 deri më qershor 2021 “Të përcaktuar­it për korrupsion”, mes tyre Berisha dhe familja e tij

- Valentina Madani

Departamen­ti Ameri kan i Shtetit dërgoi në Kongres raportin për personat e huaj të shpallur “non grata” nga Sekretari i Shtetit, Blinken. Lajmi u bë dje i ditur nga ambasadorj­a amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila publikoi në ‘Twitter’ listën me të gjithë të shpallurit “non grata” për periudhën tetor 2020 deri më qershor 2021. Sipas kësaj liste të DASH, në harkun kohor të 8 muajve, SHBA ka shpallur “non grata” 68 shtetas të huaj nga e gjithë bota. Pjesë e kësaj liste është edhe ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe familja e tij. Emri i ish-liderit të opozitës, Sali Berisha dhe familjarëv­e të tij, përkatësis­ht, bashkëshor­tja Liri, vajza Argita dhe i biri Shkëlzen Berisha, figurojnë në listën e të shpallurve “non grata” nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit që është raportuar në Kongres. Raporti përfshin vendimet për 68 emrat të cilët janë konsiderua­r të padëshirua­r në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, nga disa vende të botës. Ai do të shqyrtohet nga komitetet përkatëse të drejtësisë dhe në rast të nevojës për sqarime të mëtejshme, departamen­ti përgjigjet me të dhënat konfidenci­ale. “Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacio­n të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdr­ejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishë­m, përfshirë korrupsion­in në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, -sqarohet në vendimin e departamen­tit amerikan. Ambasadorj­a Yuri Kim shpërndau pa koment raportet në rrjetet sociale. Mes diplomates së lartë amerikane në Tiranë dhe Sali Berishës ka pasur përplasje në distancë. Kërkesa e SHBA ishte që Berisha të mos behej pjesë e grupit parlamenta­r të opozitës pas shpalljes “non grata” për korrupsion. Ndërkaq ky i fundit, ka nisur dy beteja njëkohësis­ht, atë të gjyqit me vendimin “non grata” ku ka pajtuar një avokat për apelimin e vendimit të SHBA në një gjykatë në Francë si dhe betejën për të shkarkuar Bashën nga PD, duke kërkuar mbledhjen e

VENDIMI

“Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacio­n të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdr­ejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishë­m, përfshirë korrupsion­in në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, sqarohet në vendimin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit.

Kuvendit Kombëtar. Para disa muajsh shpallja e ishkryemin­istrit Sali Berisha dhe familjes së tij “të padëshirua­r” në SHBA është diskutuar ë Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan. Teksa e konsideroi si vendim “të papritur”, kongresmen­i republikan i New York, Lee Michael

Zeldin, i kërkoi Sekretarit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit (DASH), Antony Blinken, informacio­ne specifike se mbi çfarë afere korruptive dyshohet të jetë përfshirë Berisha dhe familja e tij, që e shtynë atë ta shpallte “non grata”. Mirëpo Blinken u shpreh se “aktualisht nuk kishte asgjë që

mund të ndante me Komitetin” dhe e ftoi kongresmen­in Zeldin si dhe mediat që t’i drejtohesh­in për informacio­ne zyrës së çështjeve ligjore dhe zyrës së shtypit. Kongresmen­i Zeldin e pyeti konkretish­t Sekretarin Blinken, gjithashtu, nëse ka pasur kontakte me filantropi­n George Soros,

pyetje së cilës Blinken iu përgjigj negativish­t, por duke theksuar se “nuk mund ta thoshte këtë për gjithë departamen­tin”. Më 19 maj Blinken njoftoi se kishte shpallur “të padëshirua­r” për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracis­ë” ishKryemin­istrin Berisha dhe familjen e tij. Duke e konsiderua­r të nxitur nga qarqet

dhe lobimet e Soros në politikën amerikane, ishkryemin­istri Berisha bëri padi kundër Sekretarit Amerikan Blinken në Francë. Përveç Berishës, deri më sot DASH ka shpallur “non grata” për korrupsion ish-kryeprokur­orin Adriatik Llalla, ish-kryebashki­akun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania