Gazeta Shqiptare

Përfundojn­ë procedurat, SPAK-u shpall në kërkim ndërkombët­ar ish-Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombët­ar emrin e Adriatik Llallës. Policia i ktheu të enjten përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën, pas kërkimeve që rezultuan pa sukses. Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it (SPAK), ku e informon se ish-kryeprokur­ori Adriatik Llalla nuk është gjendur. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikime­t me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK-ut të nisë proce

PËRGJIGJJA E SPAK-UT

Sipas burimeve nga "News 24", deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe e Adriatik Llallës, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombët­ar. Ndërkohë, SPAK-u i është përgjigjur shkurtimis­ht interesimi­t të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se, "SPAK-u është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike".

durat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombët­ar. Nga verifikime­t, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë

me dy vite burg dhe për t'i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj, ai u shpall në kërkim kombëtar. Nga ana tjetër, SPAK-u është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia. Sipas burimeve nga "News 24", deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombët­ar. Ndërkohë, SPAK-u i është përgjigjur shkurtimis­ht interesimi­t të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se, "SPAKu është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike". Nga vetë Llalla nuk ka pasur asnjë reagim gjatë gjithë kohës që ndodhet në arrati. Ishkryepro­kurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Por, vetë ishkryepro­kurori e ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave, ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucio­n nuk di të përgjigjet se ku gjendet ishprokuro­ri i përgjithsh­ëm, ndonëse zëra të pakonfirmu­ar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania