Gazeta Shqiptare

Vrasja e kryepolici­t të Shkodrës në vitin 2000, SPAK-u rihap hetimet

Kërkesa nga vëllezërit Tafili: Ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka rihapur hetimet për vrasjen e ish-kryepolici­t të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000. Mësohet se hetimet janë rihapur, pasi palët pretendojn­ë se ngjarja është manipuluar. Sipas "Shqiptarja. com", rihapja e hetimeve ka ardhur me kërkesë të të dënuarve për vrasjen e tij, vëllezërve Admir dhe Genc Tafili. Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Genc Tafili, i liruar me kusht nga ishgjyqtar­ja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Sipas burimeve të mësipërme, palët në këtë proces kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Pritet që SPAK-u të rinisë rimarrjen në pyetje të personave, të cilët kanë dijeni për ngjarjen në fjalë. Ndërkaq, urime pranë SPAK-ut bënë me dije se ditën e djeshme është ftuar në SPAK për deklarime Sokol Koçiu, ish- zyrtari i lartë i policisë, i cili deklarimet i ka dhënë si avokat i Admir Tafilit. Po ashtu, SPAK-u sqaroi se për këtë ngjarje ka pasur mbi dhjetëra kërkesa për ta rihetuar nga vetë Admir Tafili, i cili e mohon të ketë lidhje me krimin. Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar. Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania