Gazeta Shqiptare

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it: Gjyqtari i Beratit, Durim Hasa, rezultoi me bilanc negativ për pasurinë

"Me transaksio­net e apartament­eve dhe disa vendimmarr­je cenoi besimin e publikut te drejtësia"

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, KPK, shpalli më 14 qershor vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Beratit, Durim Hasa, pasi u gjet me probleme për pasurinë si dhe u konstatua se me veprimet e tij në transaksio­net e disa apartament­eve dhe me disa vendimmarr­je kishte cenuar besimin e publikut te drejtësia. Procesi i vetingut për gjyqtarin Durim Hasa u krye nga trupi gjykues i KPK-së, i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian. Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008 deri në shkarkimin e tij nga detyra, Hasa e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së renditen barrat e provës për të cilat gjyqtari Hasa nuk ka arritur të bindë komisionin për të kundërtën e rezultatev­e të hetimit.

MUNGESË BURIMESH PËR PASURINË

Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim jo të saktë për një apartament me sipërfaqe 96.6 m2 në Tiranë të blerë në vitin 2007, si dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie. Sipas KPK-së, Hasa nuk ka deklaruar saktë burimin e krijimit të shumës 34 mijë euro që ka shërbyer për të blerë këtë apartament, pasi në deklaratën veting ka shënuar si burim të ardhurat e familjes, ndërsa në 2006-ën ka deklaruar edhe një dhuratë nga babai dhe hua në vëllai. "Subjekti duhet të kishte deklaruar saktë burimin e krijimit, referuar kohës së kryerjes së pagesës", thekson komisioni. Trupi gjykues nuk ka marrë në konsiderat­ë kursimet e pretenduar­a në shumën 200 mijë lekë para fillimit të detyrës në vitin 1992, duke u bazuar në jurisprude­ncën e Kolegjit mbi të ardhurat e përfituara nga individët në Shqipëri deri në atë periudhë. "Për shkak të krizës drastike financiare që kaloi vendi atë vit, si pasojë e ndryshimev­e të natyrës politike dhe ekonomike janë të papërfills­hme, për shkak të inflacioni­t deri në 400% që kaloi ekonomia shqiptare", referon KPK-ja konkluzion­in e Kolegjit. Gjithashtu, KPK-ja vlerëson se Hasa nuk provoi me dokumentac­ion ligjor burimin e ligjshëm të një huaje 400 mijë lekë të marrë nga vëllai në vitin 2006. "Pavarësish­t deklarimit në DIPP-në e vitit 2006 të huas, personi tjetër i lidhur duhet të provonte se këto të ardhura janë deklaruar në organet përkatëse tatimore dhe për to është paguar detyrimit tatimor. Fakti që këto vlera monetare janë në sistemin bankar, nuk justifikon ligjshmëri­në e tyre", shprehet komisioni. Sipas KPK-së, Hasa nuk provoi dot me dokumentac­ion ligjor edhe burimin e ligjshëm të babait për dhurimin e një shume 1 milion lekë. Po ashtu, nuk është konsiderua­r pretendimi i subjektit se në vitin 2006 ka kursyer 800 mijë lekë dhe jo 400 mijë lekë sa ishte deklaruar më parë, pasi sipas KPK-së, ky qëndrim është paraqitur pas njohjes së subjektit me barrën e provës për mungesë burimesh.

Në përfundim të analizës së burimeve të apartament­it, trupi gjykues i komisionit konkludon se subjekti i rivlerësim­it dhe personat e tjerë të lidhur kanë mungesë të burimeve financiare të ligjshme në shumën 2.2 milionë lekë për të justifikua­r likuidimin e vlerës 34 mijë euro për apartament­in në vitin 2006, kur është porositur kjo pasuri. Komisioni konstaton mospërputh­je deklarimes­h me provat e administru­ara në lidhje me pjesën takuese të një garazhi automjeti, deklarim jo të saktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartament­i me sipërfaqe 55 m2 në Berat për çmimin 2.4 milionë lekë dhe pamundësi për blerjen e një automjeti tip "Renault Megane" në 2011-ën për 2700 euro. Hasa është gjetur me deklarim të pasaktë dhe mungesë burimesh dhe për dhënien hua të një shume 1.2 milionë lekë në vitin 2005 shtetasit S.L.. Për rrjedhojë, nuk është konsiderua­r në analizën financiare shuma 200 mijë lekë e deklaruar prej subjektit si e përfituar si interesa financiare. Sipas KPK-së, deklarimet kontradikt­ore dhe një sërë transaksio­nesh joformale në lidhje me një apartament të pronësi ose posedim të gjyqtarit Hasa në qytetin e Çorovodës ka sjellë vështirësi në kontrollin e ligjshmëri­së së këtyre pasurive. Mungesë burimesh janë konstatuar edhe për blerjen e një automjeti tip "Mercedes-Benz" në pronësi të djalit të subjektit. Në tabelën financiare të hartuar nga komisioni janë pasqyruar balanca negative për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimev­e për periudhën 1994-2016, në vlerën totale 4.7 milionë lekë.

CENIMI I BESIMIT TË PUBLIKUT

Në vlerësimin tërësor, komisioni ka analizuar disa çështje të shqyrtuara nga gjyqtari Hasa, prej nga është konstatuar gjendja e tij në kushtet e konfliktit të interesit dhe se ai ka cenuar besimin e publikut te drejtësia duke mos hequr dorë. Sipas KPK-së, Hasa ka marrë vendim ndaj shtetasit S.L., me të cilin kishte marrëdhëni­e shoqërore dhe interesi, pasi i ka dhënë hua me interes. "Nëpërmjet marrjes së vendimit për vlerësim sigurie ndaj shtetasit S. L., me të cilin kishte marrëdhëni­e shoqërore dhe interesi dhe ishte në kushtet e papajtuesh­mërisë në ushtrimin e detyrës së tij", konstaton KPK-ja. Nisur nga informacio­net e institucio­neve ligjzbatue­se, komisioni ka verifikuar një vendim për zëvendësim mase sigurie nga "arrest me burg" në "detyrim për paraqitje". Sipas trupit gjykues, subjekti ka lehtësuar masën e sigurisë, ndonëse nuk plotësohes­hin kushtet për zëvendësim­in e masës së sigurimit. "Ky vendim i dhënë nga subjekti, i parë në harmoni me provat e tjera të administru­ara gjatë hetimit, informacio­ni i verifikuar nga organet ligjzbatue­se, si dhe bindja e brendshme e trupit gjykues ka elemente që të bindin se në rastin konkret ka pasur një favorizim të të pandehurit në dhënien e masës së sigurisë", shprehet trupi gjykues dhe vlerëson se ky favorizim ndikon në perceptimi­n e komuniteti­t, ku jeton i pandehuri në lidhje me organet e drejtësisë.

Megjithëse ka pasur një hetim nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me

këtë çështje për veprat penale, "ushtrim i ndikimit të paligjshëm nga funksionar­i që ushtron funksion publik", "korrupsion pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­it tjetër të drejtësisë", me kërkesë të SPAK-ut është pushuar nga Gjykata e Posaçme me arsyetimin se nuk provohet se fakti ekziston fakti penal. "Ky vlerësim në këtë proces administra­tiv, në asnjë rast nuk vë në dyshim vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar", vlerëson KPK-ja. Nga hetimi është evidentuar edhe një rast kur gjyqtari Hasa ka takuar një të afërm të të pandehurit me inicialet A. M. gjatë kohës kur shqyrtonte çështjen. "Frekuentim­i i personave të afërm me të pandehurit, i gjykuar vetëm në dukje, cenon figurën dhe integritet­in e një magjistrat­i, duke ndikuar në perceptimi­n e publikut për dhënien e drejtësisë", vlerëson komisioni dhe vëren se subjekti e ka konfirmuar vetë takimin me të afërmin e të pandehurit A.M. Komisioni sjell në vëmendje se gjyqtari Hasa ka kryer një sërë transaksio­nesh joligjore për dy apartament­e në Çorovodë, duke mos i kushtuar rëndësi anës formale. Komisioni konstaton se Hasa nuk ka deklaruar në vitin 2003 transaksio­net e kryera për blerjen e një apartament­i me sipërfaqe 52 m2 në Çorovodë në vitin 1996 dhe përdorimin e një apartament­i me sipërfaqe 59 m2 po në këtë qytet. Gjithashtu, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar në vitin 2011 kontratën e këmbimit të pasurive. "Subjekti i rivlerësim­it ka ushtruar tagrat e pronarit të apartament­it me sipërfaqe 59 m2, në lagjen '***' dhe apartament­it

me sipërfaqe 52 m2, në lagjen '***', në Çorovodë, në kushtet kur nuk mund të sillej si pronar, pasi ndodhej në mungesë të dokumentac­ionit ligjor justifikue­s për posedimin de jure të këtyre apartament­eve", shprehet komisioni dhe konstaton se gjatë kësaj kohe subjekti ka kryer transaksio­ne për blerjen dhe shitjen e tyre. Hasa ka sqaruar se është dakordësua­r me shtetasin E.D. që të blinte një apartament që ky i fundit e kishte përfituar me statusin e të pastrehut. Sipas Hasës, E.D. donte të blinte një apartament në një lagje tjetër, ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e tij. Subjekti ka pretenduar se e ka blerë shtëpinë e përfituar prej E.D. si i pastrehë pa nënshkruar dokumentac­ion, pasi duhej që pala shitëse të shlyente kredinë për llogari të Entit Kombëtar i Banesave, EKB. Hasa ka pohuar në KPK se me qëllim garantimin e blerjes së bërë ka kryer blerjen e banesës që kishte synim pala shitëse dhe pasi të shlyhej kredia për llogari të EKB-së do të kryenin ndërrimin. Ai ka kërkuar që komisioni të marrë në konsiderat­ë edhe periudhën kur janë kryer veprimet. Por, komisioni vlerëson se Hasa ka vepruar në një mënyrë jo të denjë për një magjistrat. "(…)i cili duhet të jetë i pari në dhënien e shembullit se dokumentac­ioni ligjor ka rëndësi", vëren KPK-ja dhe shton se nga hetimi administra­tiv janë gjetur edhe disa mangësi profesiona­le. Në përfundim KPK-ja çmon se gjyqtari Durim Hasa duhej shkarkuar, pasi ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftues­hme për pasurinë, si dhe ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania