Gazeta Shqiptare

SPAK arreston ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjës të televizion­it

Korrupsion në tenderin 1 milion dollarë për kanalin “Agro” E vrau dhe e varrosi në pyll, dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i shqiptarit Besnik Metaj

-

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Ko rrupsionit (SPAK) ka arrestuar ish-drejtorin e Radio-Televizion­it Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjës të këtij institucio­ni. Një tender korruptiv në Radio Televizion­in Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizion­i. SPAK ka bërë arrestimin e tyre mbrëmjen e sotme, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Në një njoftim për media, SPAK thekson se nga hetimet ka rezultuar se "Thoma Gëllçi me detyrë ish-Drejtor i Përgjithsh­ëm i Radio Televizion­it Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikua­ra në elementët e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", parashkrua­r nga neni 248 i Kodit Penal".

NJOFTIMI I PLOTË PLOTË I I SPAK: SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistrua­r procedimin penal nr.82/ 2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike", parashikua­r nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërf­shirëse lidhur me këtë procedim rezultoi se:

Në procedurën e prokurimit "Procedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizion­i Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretish­t të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikua­ra në elementët e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 258 (para ndryshimev­e me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithsh­ëm i Radio Televizion­it Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikua­ra në elementët e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", parashkrua­r nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: "Pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­it i detyrës, parashkrua­r nga neni 248 i Kodit Penal. Vendosjen e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 258 (para ndryshimev­e me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit.

ITALI - Burgim i përjetshëm për njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Besnik Metajt, një shqiptar 42vjeçar që jetonte në Vittorio Veneto, i vrarë dhe varrosur në pyjet gjatë rrugës që të çon në Cornizzolo, në territorin komunal të Eupilio, në 2017-ën. Sipas mediave italiane, gjykata e Assizes e Como dënoi Edmond Çomon, 46 vjeç, bashkatdhe­tar i viktimës, me burgim të përjetshëm. Bashkëpunë­tori i dyshuar, Arjan Drekaj ka zgjedhur procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe do të gjykohet në një seancë tjetër. "Unë jam një tregtar droge, po, por unë nuk jam vrasës. Unë u paraqita si një përbindësh, por nuk bëra asgjë. Nëse do të kisha vrarë vërtet, së pari do të kisha siguruar familjen time, që ende jeton këtu", - u mbrojt Edmond Çomo në sallën e gjyqit. Fjalë e tij gjithsesi nuk i bindën gjyqtarët, të cilët e dënuan 46-vjeçarin me burgim të përjetshëm. Pas vrasjes, Edmond Çomo kishte shkuar në Shqipëri. Një arratisje, sipas prokurorit, për t'u fshehur nga drejtësia. Çomo gjithsesi ka të drejtën ta apelojë vendimin. Hipoteza e prokurores, Simona De Salvo është se Metaj u vra për një borxh droge që kishte ndaj Edmond Çomos. 42-vjeçari shqiptar ishte zhdukur më 5 mars të 2017-ën dhe u gjet i varrosur në pyjet e Eupilio më 2 prill. Zbulimi i trupit të pajetë të shqiptarit ishte i rastësishë­m gjatë një pastrimi rutinë të pyjeve, por kufoma e tij ishte aq e dekompozua­r saqë identifiki­mi i tij mund të bëhej vetëm me gjurmët e gishtave. Shqiptari nuk ishte i panjohur për policinë, pasi kishte disa precedentë penalë për lëndë narkotike dhe çështje të tjera kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania