Gazeta Shqiptare

U dhunua nga klienti brenda lokalit, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamerieri në Elbasan

Skeda e 53-vjeçarit Erjon Llapushi, si i shpëtoi për 14 vite drejtësisë

-

ELBASAN-Një konflikt i çastit mes klientit dhe kamerierit në një restorant peshku në Elbasan ka pasuar me vdekjen e një 50vjeçari. Bëhet fjalë për 57vjeçarin Gazment Kurmaku (kryekameri­er), i cili ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, pasi u godit me sende të forta nga klienti Erjon Llapushi, i cili ishte ulur në një tavolinë të rezervuar. Mësohet se më 2 tetor, klienti kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekameri­eri. Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamerieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal. Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe pësoi vdekje klinike, ndërsa të enjten ndërroi jetë. Pas konfliktit, Erjon Llapushi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Erjon Llapushi, nga Pogradeci, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza "Vrasje me dashje". Por, Erjon Llapushi nuk është i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë. Dy vite më parë, Llapushi së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transporti­t rrugor. Fraholli e Llapushi synonin t'i merrnin pasurinë me dhunë dhe presion psikologji­k dy biznesmenë­ve në Pogradec. Përgjatë dy muajve hetimesh u provua se Saimir Fraholli dhe Erjon Llapushi, nëpërmjet formave të ndryshme kishin mundur t'i marrin 17 për qind të aksioneve një kompanie private për transporti­n e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas të gjitha i kishin shitur tek një person tjetër. Sipas "Report TV", të dy janë denoncuar në vitin 2018, por nuk dihet se sa janë dënuar në gjykatë. Ndërkohë që Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit". Po ashtu, Llapushi njihet si person mjaft problemati­k për konfliktet dhe përplasjet që shkaktonte. Po sipas "Report TV", 53-vjeçari ishte prangosur për kanosje, ndërsa vetëm 4 muaj para se të kryente vrasjen ishte arrestuar për një vepër penale, për të cilën parashikoh­et deri në 7 vite burg, por ia kishte dalë që t'i shpëtonte dënimit.

AKTIVITETI KRIMINAL I ERJON LLAPUSJHIT

1 maj 2007, tentativë për vrasje

Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin. Por nuk është ndalur me aq, pasi ka kryer dënimin, ka dalë nga burgu dhe ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi edhe pse i qëlluar poshtë zemrës, fatmirësis­ht ka mbijetuar. Ndërsa i riu është dërguar sërish pas hekurave të qelisë.

2019, kanosje dhënien e pasurisë

Erjon Llapushi në bashkëpuni­m me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private për transporti­n e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet i shitën te një person i tretë. Megjithatë, të dy u arrestuan nga Policia e Pogradecit

dhe në vitin 2020 Llapushi ishte në burg.

Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht

Në 29 maj të këtij viti, pra katër muaj para se të kryente krimin në Elbasan, Erjon Llapushi u arrestua sërish, pasi po transporto­nte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Sipas Kodit Penal, një vepër e tillë penale dënohet 3 deri në 7 vite burg, por Llapushi për arsye që nuk dihen, u la i lirë.

ERJON LLAPUSHI, OBJEKT I OFL-SË

Në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacioni­t Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri. Nga maji deri në tetor nuk shkaktoi asnjë problem deri pak ditë më parë, ku u shfaq tejet i revoltuar për ndryshimin e një tavoline, duke i marrë kështu jetën një personi. Pas ngjarjes u zhduk për në drejtim të paditur, ndërkohë që policia nuk ka mundur ende që ta lokalizojë. Ndërsa për biznesmeni­n Luca, e gjithë ngjarja ishte një aksident fatal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania