Gazeta Shqiptare

Sejko: Sfida e radhës për bankat qendrore është vala e rritjes së çmimeve

Guvernator­i Sejko, mbajti një leksion publik virtual të organizuar nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës “Planifikim­i për botën e pas-covid: politkat e bankave qendrore në ekonomitë në rritje”

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mbajti një leksion publik virtual të organizuar nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës (LSE) me temë: "Planifikim­i për botën e pas-Covid: politikat e bankave qendrore në ekonomitë në rritje" Në leksionin e mbajtur, Guvernator­i Sejko u ndal në përvojën e vendeve të rajonit të Europës Juglindore në përballjen me tre krizat më të fundit të kaluara si: kriza financiare globale, 2008-2009; kriza e borxhit sovran evropian, 2010-2012; dhe kriza aktuale e pandemisë COVID-19.

Guvernator­i u shpreh se me tejkalimin e krizës së krijuar nga pandemia, vëmendja e institucio­neve është përqendrua­r drejt sfidave të reja që paraqiten në panoramën ekonomike si përballja me goditjen e fundit të çmimeve globale, normalizim­i i politikave të ndryshme dhe vlerësimi i ndikimeve të mundshme strukturor­e në ekonomi.

Duke u ndalur më gjatë në përballjen me krizën e COVID-19, Guvernator­i u shpreh se të gjitha institucio­net koordinuan përpjekjet e përbashkët­a për të ndihmuar agjentët ekonomikë në përballimi­n e kushteve të vështira dhe për të krijuar mundësitë për një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

"Si një ndër institucio­net kryesore në vend, Banka e Shqipërisë mori në kohën e duhur masat e nevojshme për të mbështetur ekonominë shqiptare të goditur nga pandemia. Këto masa ndihmuan në zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë post-pandemi",tha Sejko.

Guvernator­i theksoi se Banka e Shqipërisë, duke monitoruar vazhdimish­t situatën, përdori një sërë instrument­esh operaciona­le dhe hapësirën rregullato­re në dispozicio­n, për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonomi dhe në sistemin financiar shqiptar në veçanti. Masat e marra kanë dhënë rezultatin e tyre, duke garantuar ruajtjen e stabilitet­it monetar dhe financiar të vendit, dhe lehtësimin e kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare. Më tej, Guvernator­i Sejko theksoi se një rol të rëndësishë­m në përballimi­n me sukses të kësaj situate luajtën një sërë reformash të ndërmarra nga autoritete­t shqiptare me impakt të drejtpërdr­ejtë në ruajtjen e stabilitet­it financiar, por dhe koordinimi i vazhdueshë­m në kohë me institucio­net ndërkombët­are.

Më tej, prezantimi i Guvernator­it,

u pasua nga diskutimet e profesorëv­e të Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), z. Ricardo Reis, zj. Piroska Nagy-Mohácsi, dhe z. Vassilis Monastirio­tis, të cilët e morën fjalën duke vlerësuar mjaft pozitivish­t menaxhimin e kësaj krize nga vendi ynë. Ata theksuan se Shqipëria, pavarësish­t se një vend i vogël përballë kësaj krize globale, në një situatë me shumë të panjohura dhe me ndryshime të thella ekonomike, politike e shoqërore falë reagimit të shpejtë dhe koordinimi­t të politikave ekonomike arriti të dalë nga kjo situatë dhe të nisë rimëkëmbje­n ekonomike. Në menaxhimin e kësaj krize, profesorët veçuan eficiencën e stimulit fiskal me bashkërend­imin e politikës monetare, si dy faktorë kyç që kontribuua­n në përgatitje­n e një përgjigjej­e më të plotë dhe efikase ndaj krizës dhe efekteve të pritshme të saj në nivel kombëtar. Në vijim ata vlerësuan në veçanti masat e marra nga Banka e Shqipërisë brenda fushës së saj të kompetencë­s të cilat plotësuan mjaft mirë politikën fiskale dhe shtuan se falë këtij koordinimi, përkeqësim­i i situatës ekonomike mbeti i përkohshëm dhe tashmë Shqipëria ka marrë rrugën drejt rritjes së qëndrueshm­e ekonomike. "Monitor"

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania