Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Nga e hëna, aksion në universite­te për vaksinimin e studentëve

"Bashkëpuni­m me bashkitë, aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës"

-

Ka nisur nga Fieri ak sioni kombëtar i vaksinimit anti-COVID "derë më derë", për të nxitur qytetarët për t'u vaksinuar. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, deklaroi nga Fieri se nis një fazë e re e vaksinimit antiCOVID, duke ftuar drejtuesit e bashkive dhe njësive administra­tive në të gjithë vendin të bëhen pjesë e aksionit të vaksinimit në çdo komunitet. Në një takim me drejtues vendorë në Bashkinë Fier, u ka kërkuar angazhimin e tyre për të ftuar qytetarët për t'u vaksinuar, në atë që ministrja e ka quajtur "aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës".

"Duke filluar nga Fieri sot (dje), e duke mos ndalur çdo ditë, me ekipin e shëndetësi­së do të jemi në krye të këtij aksioni, por në krahun tonë do të jenë të gjithë kryetarët e bashkive, me të gjithë drejtuesit e njësive administra­tive, me të gjithë kryepleqtë, me të gjithë strukturat e angazhuara të shërbimeve sociale në bashki, me të gjitha shoqatat dhe organizata­t e shoqërisë civile, të cilat po njësoj duhet të jenë të përfshira në këtë aksion kombëtar për vaksinimin, një aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës", tha Manastirli­u. Duke kërkuar kontributi­n e të gjitha bashkive, Manastirli­u tha se jemi të përgatitur për të rritur numrin e vaksinator­ëve, për të qenë me një frekuencë akoma më të lartë në terren.

VAKSINIMI I STUDENTËVE

Ministrja e Shëndetësi­së tha se do të punohet që çdo qytetar të vaksinohet duke u shkruar në banesë, ndërkohë që bëri me dije se nga e hëna do të vijojë një aksion në çdo universite­t për vaksinimin e studentëve. "Për studentët, e gjithë java që vjen do të jetë një javë aksioni për vaksinimin e tyre, për vaksinimin e të rinjve", tha Manastirli­u. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, shprehu angazhimin për të kontribuar në këtë aksion kombëtar. "Këtë fazë të re të vaksinimit do e fillojmë nga Fieri. Padyshim, ky është një vlerësim për të gjithë ne, por nga ana tjetër është edhe një përgjegjës­i shumë e madhe. Duke filluar nga sot e në vijim, kjo duhet të jetë për të gjithë ne një sfidë shumë e madhe, në shërbim të kësaj çështje shumë të madhe", tha Subashi. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.783.984 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 825,110 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina anti-COVID.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania