Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si i merr jetën 26-vjeçares shtatzënë nga Tirana, ishte e pavaksinua­r

Rreth 8 mijë pacientë të infektuar, 170 të hospitaliz­uar nga të cilët 22 në gjendje më të rëndë MSH: Regjistroh­en 7 humbje jete dhe 445 raste të reja brenda 24 orëve

- Voltiza Duro

Gjatë 24 orëve të fun dit kurba e COVID-it në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Përkatësis­ht janë regjistrua­r 445 raste të reja pozitive si dhe 7 humbje jete. Mes viktimave, konfirmohe­t nga MSH-ja edhe një 26-vjeçare nga Tirana, e cila ishte shtatzënë dhe e pavaksinua­r. "Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 445 qytetarë, në këto bashki: 192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastë­r, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cërrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastë­r, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë", - theksoi Ministria e shëndetësi­së. Sakaq, janë 7548 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

TË TË HOSPITALIZ­UAR HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - thuhet në njoftimin e MSH-së. Ndërkohë, janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MSH-SË

Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar, ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127",-apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania