Gazeta Shqiptare

Oriola Marashi lë pas historinë me Eros Grezdën

Prek famën ndërkombët­are si imazh i “Guess”

-

Oriola Marashi po jeton ditë të arta në karrierën e saj. Modelja është bërë pjesë e markës së njohur botërore të veshjeve “Guess”. Së fundi ka punuar me brendin e famshëm në fushatën e tyre të re. Disa fotografi që janë pjesë e këtij projekti të ri, Oriola i ka ndarë edhe me fansat e saj në llogarinë e Instagram-it. Duket se tashmë fotot e saj janë shpërndarë në mbarë botën, duke e ndërkombta­rizuar edhe më shumë Orin. Kujtojmë se Oriola Marashi është përfshirë në familjen e markës së famshme “Guess” prej pak vitesh. Ajo ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishm­e të “Guess” dhe ajo ka zbuluar si ka arriti të nënshkruan­te një kontratë me të. Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, e ka pyetur dikush gjatë një interviste virtuale. “Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019!

Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionali­sht she psikologji­kisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola. Mesa duket pas ndarjes nga Eros Grezda, bukuroshja po përjeton famën ndërkombët­are. Kujtojmë se ishte pikërisht xhelozia ajo që çoi në problem mes kësaj dysheje. Ish-partneri donte që të kalonte më shumë kohë me Oriolën, duke u shkëputur kështu nga modelingu. Mesa duket ajo ka zgjedhur karrierën dhe sot foto e saj gjendet në shumë vende të botës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania