Gazeta Shqiptare

Semi afrohet me Donaldin brenda ‘Big Brother’

A po përpiqet këngëtarja të pajtojë Bora Zemanin me aktorin e humorit

-

Big Brother është rik thyer në ekranet e shqiptarëv­e sërish pas një mungese të gjatë, por ndryshe nga vitet e shkuara pjesëmarrë­sit janë personazhe të njohur të botës së medias e shoë bizit, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Mes tyre janë vënë re Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, për të cilët kanë filluar komentet e shumta në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së tyre me moderatore­n Bora Zemani. Semi njihet si shoqja e ngushtë e Borës, ndërsa Donaldi ka patur një histori mjaft romantike me të. Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Vendimii tyre erdhi pas një periudhe ndarjesh e ribashkime­sh të shpeshta që prej gushtit të vitit të kaluar kur marrdhënia e tyre u bë publike. Fillimisht u menduar se Semi do ti mbante mëri Donaldit, pas ndarjes nga shoqja e ngushtë, por duket se nuk ka qenë aspak ashtu. Dyshja shihen pothuajse gjithë kohës bashkë. Kjo ka habitur jo pak publikun, pasi pas ndarjes së Borës, të gjithë po prisnin që Semi të mbante distancë nga Donaldi.Së fundmi, ajo dhe aktori i humorit janë larë në pishinë pa banorët e tjerë dhe në kohë me shi, e menjëherë nisën komentet në rrjet. Nga ana tjetër duket se Bora nuk e ka aspak problem këtë afrimitet, madje ajo ka uruar me një foto Semin për ditëlindje, ndërkohë që kjo e fundit e ka festuar brenda në shtëpi. Mbetet për t’u parë nëse Semi do të shërbejë për të afruar Borën dhe Donaldin, apo kjo histori është mbyllur njëherë e mirë dhe Semi me aktorin tashmë janë vetëm miq, pa asnjë tjetër në mes.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania