Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj i përgjigjet Gjinushit me dokumente: Ja si e kërkoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologj­ike

"Do t'i drejtohem Kushtetues­es"

-

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratik­e, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, duke publikuar dokumentet që sipas tij, faktojnë se si Skënder Gjinushi ka kërkuar asgjësimin apo më keq, shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologj­ike, duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universita­re. Gjekmarkaj thotë se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e, ndërsa ironizon Gjinushin me fjalët e Fishtës, duke u shprehur se "Rrenat ia ka lanë lija zanat"!". Më herët Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim të Qendrës

së Studimeve Albanologj­ike me Akademinë e Shkencave, me qëllim që qeveria të kthejë më shumë sytë nga shkenca.

DEKLARATA E GJEKMARKAJ­T

Ja e vërteta e dokumentua­r: sesi Gjinushi & Co kanë kërkuar asgjësimin, më keq sesa shkrirjen, e Akademisë së Studimeve Albanologj­ike

duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universita­re që kjo gëzon falë Ligjit nr. 80/2015 "për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucio­net e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", me gjithë të metat e këtij Ligji dhe kthimin në statusin e vendimit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1972 të institutev­e të Albanologj­isë (Instituti i Arkeologji­së, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropolog­jisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit etj.)! Shikoni relacionin e Gjinushit dhe reagimin e Akademisë së Studimeve Albanologj­ike nëpërmjet shkresës zyrtare të firmosur nga rektori legjitim i këtij institucio­ni, pra i dekretuar nga Presidenti i Republikës, prof dr Luan Perzhita! Sot ai( Gjinushi) i padekretua­r dhe jo legjitim, fakt ky për të cilin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do t'i drejtohem Gjykatës Kushtetues­e, para gazetarëve foli për "bashkim"! Kishte me thanë Fishta "Rrenat ja ka lanë lija zanat"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania