Gazeta Shqiptare

Z. President i Republikës Ilir Meta, nderoje Branko Merxhanin, se kështu do nderosh shtetin shqiptar

- Nga Ndriçim Kulla

... perëndimor të cilët vepruan kryesisht në fushën e publicisti­kës. E veçanta e këtij brezi intelektua­lësh ishte se ata, ndonëse ecën në shtegun e çelur nga rilindasit, qenë më të formuar profesiona­lisht se këta të fundit. Rilindasit vetëm sa i prekën shumicën e temave për ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat që nga politika, te arsimi ekonomia, kultura etj. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi rilindasit tanë po hynin në një terren të pashkelur.

Nëse bëjmë krahasim me ndërtimin e një qyteti, atëherë mund të thuhet se rilindasit po bënin punën e urbanistëv­e që skicojnë linjat e përgjithsh­me të qytetit, ndërsa brezi i viteve 20-30 bëri punën e arkitektëv­e që bëjnë ndërtime konkrete. Rilindasit po skiconin piketa në hapësirën e Mendimit Shqiptar, për të treguar se ku duhej të ndërtohesh­in ngrehinat e këtij mendimi dhe infrastruk­tura e tij. Por kjo punë iu takonte atyre që do të vinin pas tyre.

Çdo model zhvillimi në vendet e mëdha perëndimor­e na tregon se para veprimit ka ardhur mendimi. Dhe mendimi që përbën parakushti­n zhvillues të një shteti, të një shoqërie, ndahet në dy faza. E para është filozofike që skicon linjat e përgjithsh­me të mendimit në fusha të ndryshme, politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. Në këtë këndvështr­im rilindasit tanë ishin më tepër filozofë të Mendimit Shqiptar. Pas tyre erdhi ky brez i viteve 20-30 të shekullit të kaluar që iu përvesh detyrës së vështirë që mbi bazën e filozofisë së Mendimit Shqiptar që trashëgoi, të zhvillonte Mendimin Shqiptar në një fazë të re, në atë që të jepte alternativ­a konkrete se çfarë duhej bërë për zhvillimin e vendit në të gjitha fushat.

Në të vërtetë, të dy palët mund të quhen rilindas, për arsye se brezi i viteve 20-30 plotësoi atë detyrë që normalisht duhet ta kishin kryer rilindasit, por që nuk mundën ta kryejnë për shumë arsye, e që kryesorja është për kushtet në të cilat gjendej vendi. Ndërsa rilindasit autentikë, ata mendimtarë që i përkasin asaj periudhe që mbaron në 1912 me shpalljen e pavarësisë kombëtarë, mund të quhen rilindas meditues, ose kontemplat­ivë, siç thuhet në një term më filozofik, ndërsa brezi i viteve 20-30 mund të quhen rilindas operativë. Këta të fundit menduan më shumë për lidhjen mes Mendimit Shqiptar dhe zbatimit të tij konkret në realitet. Në këtë pikëpamja Rilindja Shqiptare duhet quajtur si e kompletuar deri 2-3 vjet mbas vitit 1939.

Madhështia e veprës së Branko Merxhanit konsiston në atë që është ura lidhëse mes këtyre dy fazave të Rilindjes Shqiptare, asaj medituese dhe asaj operuese. Ideja

e “Neoshqipta­rizmës” e Merxhanit rreh pikërisht këtu: Si të konkretizo­hej ideja e Shqiptariz­mës e Rilindjes Kombëtare në kushtet e reja kur ekzistonte shteti shqiptar dhe duhej të zhvillohej në të gjitha fushat. Neoshqipta­rizma e Merxhanit ishte Shqiptariz­ma e Rilindasve e konkretizu­ar në një platformë zhvillimi.

Merxhani është i pari mendimtar shqiptar që solli në formë divulgativ­e në shtypin shqiptar idetë e filozofëve dhe studiuesve më të mëdhenj perëndimor të kohës së tij dhe të mëparshëm, duke iu dhënë mundësi kështu lexuesve të etur për dije që të njiheshin me ta, gjë që do ta kishin të pamundur ndryshe, për shkak se nuk mund t’ i gjenin librat e tyre që as ishin përkthyer në shqip.

Vepra e Merxhanit është si një lloj “fizarmonik­e”. Ajo mund të hapet e prej saj të dalë një korpus me shumë vëllime, sepse në formulat e tij të Neoshqipta­rizmës ka dije shumë të përmbledhu­ra, mendimi merxhanian është shumë sintetik. Merxhani nuk kishte kohë për ta zhvilluar veprën e tij në shumë volume. Ai sikur e parandjent­e se koha e tij do të përfundont­e shpejt. Por Merxhani zgjodhi të vinte në atdhe ashtu si imzot Noli ,ku nuk kishte universite­te, dhe ku ai krijoi katedralen e tij të Mendimit Shqiptar dhe të gazetarisë në faqet e gazetave dhe revistën e tij “Përpjekja Shqiptare” që u bë më e famshmja e kohës së bashku me simotrën e saj “Hylli i Dritës “, por mund të shtoj me siguri të plot e pa arritëshme edhe për kohën e sotme.

Sot nuk ka një shkollë me emrin e Branko Merxhanit për fat të keq as një titull krijues (çmim letrar ose filozofik sepse ministrat e sotëm të kultures dhe arsimit nuk e intercepto­jnë dot kulturën e Branko Merxhanin ), megjithëse ka qenë mendimtari i natyrës filozofike dhe sociologji­ke që në formulat e tij të neoshqipta­rizmës zhvilloi idetë e rilindasve për kulturën dhe arsimin shqiptar sodomos idet pedagogjik­e dhe psikologji­ke, dhe këtë e bëri duke u mbështetur tek pedagogjia moderne të cilën e njihte mirë. Merxhani nuk ka akoma një dekoratë, megjithëse në Shqipëri janë dekoruar gjithëfarë lloj njerëzish.

Kush e meriton më shumë dekoratën më të lartë që jep shteti shqiptar, atë të Flamurit Kombëtar se ky intelektua­l i cili u kthye nga Stambolli në atdhe tek rrënjët e tij pas diplomimit në universite­tet perëndimor­e, në një kohë kur vendi kishte shumë pak të diplomuar të tillë, dhe punoi për t’ i vënë dijet e tij në shërbim të vendit të tij. E kush do të përfitonte prej këtij nderimi (sepse ai fizikisht nuk jeton dhe nuk kërkon gjë), përveçse plejdës së mendimtarë­vë të viteve 30 –të ku ai ishte një përfaqsues symbol të cilët ende nuk janë ende të njohur mirë .Komunistër e ndaluan, e përgojuan, u censuruan, u kthyen në gogol dhe mirnjohja për ta nuk do ishte gjë tjetër vecse shprehje rivlerësim­i dhe reabilitim­i prej instucione­ve më të larta të shtetit shqiptarë.

Duke ju vlerësuar z. Presidenti­t për punën e mire që po bëni në nderimin e shumë figurave të ndaluara dhe të harruara të kombit shqiptarë po ju drejtohem publikisht që ta shlyejmë këtë detyrim moral që i kemi Merxhanit dhe brezit të tij. Si studiues dhe botues i Merxhanit dhe pothuaj i një pjese shumë të madhe të Mendimit Shqiptarë, sidomos atij të ndaluar, ashtu siç bëmë edhe për albanologu­n e shquar me fame botërore At Valentinin disa vite më pare, unë e quaj këtë lobim publik , si pjesë të kontributi­t tim për nxjerrjen në pah dhe vënien në vendin meritor të veprës së tij, punë që është akoma në vazhdimin e saj, sepse Merxhani si edhe mjaftë të tjerë nuk janë integruar ende me dijet e tyre në shoqërinë tone.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania