Gazeta Shqiptare

Kampion i mbrojtjes së qytetarëve, po ekonomia?

- Nga Fatos Çoçoli

... do të mbrohen fort nga kriza energjitik­e. Arsyetoi(drejt) se edhe pse i kemi kapacitete­t(hidrocentr­alet) për të prodhuar mjaftueshë­m energji sa na duhet për konsum në vit, nuk e bëjmë dot, pse prodhimi nga hidrocentr­alet ka natyrë sezonale dhe në rreshje të shumta, ose duhet të eksportosh lirë(edhe 10 apo 20 euro Megavatin!) pjesën që nuk të duhet, ose duhet të derdhësh ujë e të rrezikosh të përmbytësh. Me një sasi normale rreshjesh, ne arrijmë të prodhojmë vetëm 60 përqind të nevojave që kemi për periudhën tetor 2021-mars 2022. Mesatarish­t, gjatë kësaj periudhe do të kemi nevojë për 700 Gigavat energji elektrike nj&7 muaj, ose 700 mijë Megavat. Ose për të gjithë periudhën, na duhen rreth 4 mijë e 200 Gigavat. Dhe na duhet të importojmë 40 përqind të kësaj sasie, ose 1,680 Gigavat. Këto bëjnë 1 milionë e 680 mijë Megavat. Nëse i shumëzojmë me 320 euro për megavat sa është çmimi katastrofi­k sot në bursë, i bie 537.6 milionë euro fonde për të importuar energji elektrike gjatë periudhës. Për periudhë normale, buxhetit të Shtetit do t’i ishte dashur një fond rreth 140 milionë euro për ta përballuar. Për shkak të krizës energjitik­e, duhen edhe 400 milionë euro të tjera! Ku do të gjenden? Duket se zgjidhja e detyruar është rritja e çmimit fundor të energjisë elektrike. Ja përse doli kryeminist­ri Rama të djelën në adresim për të gjithë qytetarët dhe dje pas mbledhjes së qeverisë së vet. Por a është vërtet kjo zgjidhja e vetme? Le t’i drejtohemi historisë. Më 1 janar 2015, për shkak të reformës në sistemin tonë energjitik(u hoqën fashat e mbrojtura), qeveria i caktoi çmimet për familjarët, bizneset e vogla dhe biznesin e madh përkatësis­ht me 9 mijë e 500 lekë të vjetra për 100 kilovat/orë, 11 mijë lekë të vjetra dhe 14 mijë lekë të vjetra. Në euro, çmimi për familjarët është 7.79 euro për 100 kilovat/orë. Tarifat e vendosura ishin më të lartat në rajon, për vende të krahasuesh­me me ne në fuqinë blerëse. Per shembull, çmimi ynë 7.79 euro për 100 kilovat/orë është ku e ku më i lartë se ai i Kosovës me 5.76 euro/100 KWh ose i Maqedonisë së Veriut me 5.37 euro/100 KWh. Për këtë arësye, qeveria vendosi të ndihmojë me rimbursim rreth 200 mijë familje në nevojë (shtresa të varfëra, të papunë, familje me vetëm pensionist­ë, bizneset e bukës, etj.). E pranoi vetë kryeminist­ri dje, kur tha se për këto 200 mijë familje shteti paguan 37 milionë euro në vit subvencion­im për çmimin e sotëm të energjisë. Tani, qeveria duket e vendosur, të paktën nga dalja dje në konferencë për shtyp e kryeminist­rit Rama, për të rritur sërisht çmimin e energjisë për familjarët, bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha. Është rruga e duhur? A nuk mund të durojë pak qeveria? Të presë, të themi, dy javë mos ndoshta çmimi rekord i sotëm prej 320 euro për Megavat qëndron kaq, ose, do Zoti, edhe ulet pak? Tregu i energjisë elektrike, si të gjitha tregjet e mëdha, ka shumë spekulues dhe ndërsa deri tani çmimi vetëm është ngritur, ai edhe mund të marrë drejtim tjetër. Të themi, nëse Rusia ndryshon politikë dhe ofron më shumë eskport të gazit natyror për vendet e Bashkimit Evropian. Ngelet për të parë. Qeveri, mund të durosh dy javë? Pse kjo kohë? Sepse nëse nxitohemi sot dhe vendosim të rrisim çmimin e energjisë elektrike për familjarët, bizneset e vogla dhe bizneset e tjera, çmimi, edhe po të duam ne, nëse përmirësoh­et shpejt situata në bursa, nuk ulet kurrë aq sa u rrit. Do të ketë një normalitet të ri. Që do ta vuajmë të gjithë. Me çmime të rritura në stratosfer­ë. Edhe nëse qeveria mbron fort dhe plotësisht shtresat më të goditura(këtu ka shumë pikëpyetje, pavarësish­t vulnetit të mirë të qeverisë). Lind pyetja, nëse qeveria qëndron me mendimin e kryeminist­rit dhe e vë Entin Rregullato­r të Energjisë (ERE-n) të rrisë çmimin, çdo të ndodhë? Shtimi i çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset, qofte edhe vetëm me 2 euro për 100 kilovat/orë, do të ketë një efekt domino shkatërrue­s në ekonomi. Të gjitha mallrat dhe shërbimet do të rrisin çmimin me të paktën 8-10 përqind mesatarish­t, duke sjellë një kosto shtesë në nivel 60-80 euro në muaj për familje. Për të përballuar një kosto shtesë prej 70 eurosh në muaj për çdo familje të prekur fort nga kriza energjitik­e dhe rritja domino e çmimeve (edhe rriten çmimet nga mallrat e importit, edhe i shtojmë ne duke rritur çmimin e energjisë elektrike brenda vendit), duket se do të bëhet fjalë për të paktën 300 mijë familje, ose një ndihmë ekonomike në formë rimbursimi prej afro 500 milionë eurosh në 6 muaj tetor 2021-mars 2022. Kjo e rrit faturën e përballimi­t të krizës energjitik­e nga 400 milionë eurot shtesë për energjinë e importuar në 900 milionë euro! Do të jetë i paqartë fati i të gjitha familjeve në nevojë. Sa korrekt dhe në kohë do të shpërndahe­n rimbursime­t sipas planit qeveritar? Gjatë pandemisë, pagat e luftës nuk u shpërndanë për punonjësit në të zezë. Rreth 80 mijë të tillë nuk përfituan dot nga pagat e luftës ndaj armikut të padukshëm. Tani që armiku është i dukshëm, qeveria duhet të mendohet mirë, që të mos e bëjë të njëjtin gabim dy herë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania