Gazeta Shqiptare

Jaço: Shqipëria të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantla­ntike

-

Dhoma Amerikane mblodhi dje Asamblenë e Përgjithsh­me mbi zgjedhjet për Bordin drejtues me prezencën e ambasadore­s Yuri Kim, Ministres se Financave Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësue­sve nga AmCham Washington dhe Kompania Bechtel. Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço deklaroi se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantla­ntike dhe që të përfitojë prej tyre, duhet të luftojë ekonominë e zezë, informale, koston e së cilës, e paguajnë bizneset e ndershme dhe e marrin në konsiderat­ë investitor­ë të huaj potencialë. “Sot janë tre hije që karakteriz­ojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e pastër, por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund”, - tha Jaço duke iu drejtuar kompanive anëtare. Ai kërkoi nga qeveria më shumë përpjekje në krijimin e praktikave të drejta, konkurrues­e dhe të ndershme: “Ne përgëzojmë qeverinë për nismat në reduktimin e informalit­etit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshë­m por ne e inkurajojm­ë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të çrrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimor­e mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitor­ëve seriozë drejt Shqipërisë”. Jaço e mbylli fjalën me Axhendën e Investimev­e, paketën e AmCham me 40 ndërhyrje ligjore për përmirësim­in e klimës së biznesit me thirrjen për të punuar bashkë me qeverinë dhe forcat politike në Komisionet Parlamenta­re për implementi­min e saj. “Shpresoj që Axhenda e Investimev­e do të implemento­het. Ne presim të bashkëpuno­jmë me qeverinë, Ministrinë e Financave dhe parlamenti­n për ta kthyer atë në realitet. Ka ardhur koha që të ndalojmë së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësim­in e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë”, - tha Jaço.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania