Gazeta Shqiptare

Vota e emigrantëv­e është domosdoshm­ëri!

(në vend të një propozimi për reformën e radhës)

- Nga Oerd Bylykbashi

... Por, pas hemorragji­së së frikshme demografik­e të shqiptarëv­e nga humbja e çdo shprese gjatë tetë viteve të qeverisë Rama, nuk besoj se në vend ka me shumë se 2,5-2,6 milionë banorë.

Prej tyre jo më shumë se 2 milionë janë zgjedhës.

Shumë pak. Aq pak zgjedhës jetojnë në Shqipëri, saqë ata janë lehtësisht të kontrollue­shëm nga sistemi i patronazhi­stëve të qeverisë, inspektora­tet shtetërorë gjobëvënës­e, dhjetëra-mijëra nëpunësit militantë të administra­tës që u jepet urdhri të mbledhin vota për të mbrojtur vendin e punës, apo edhe nga rrjetet kriminale. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë këta zgjedhës, nuk ka rëndësi revolta e tyre për vjedhjen e përditshme dhe për rritjen çmimeve të produkteve jetike, të energjisë e kush e di çfarë tjetër do të shtrenjtoh­et së shpejti. Rëndësi ka që ata zgjedhës të kontrolloh­en nga shteti i partisë në pushtet ditën e votimit.

1,7 milionë zgjedhës është maksimumi i atyre që dalin e votojnë këtu. Shumë pak.

Ky është një problem i madh të cilin reformat e zgjedhore të radhës në letër nuk munden ta zgjidhin.

Në përvojën time 20 vjeçare me reformat zgjedhore, ku kemi bërë lloj-lloj përpjekjes­h për të përmirësua­r zgjedhjet, e di mirë se një tufë nenesh shtesë në një Kod me mbi 200 nene, nuk e ndalin dot vullnetin malinj të ushtrisë së partisësht­et për të grabitur zgjedhjet e shqiptarëv­e.

U bënë 30 vjet që shqiptarët që emigruan, bashkë me atdheun lanë pas edhe të drejtën e votës, të drejtën e kërkesës së llogarisë me anë të votës.

Për shumë kohë, nga hallet e jetës në emigrim nuk e menduan shumë që kishin humbur një të drejtë të madhe.

Por në gjithë këto vite janë mësuar me jetë normale në vende demokratik­e, në vende ku shteti nuk është i partisë, ku fjalët e drejtë dhe ligj kanë kuptim e nuk janë broçkulla propagande.

Nuk paguajnë ryshfet edhe për një certifikat­ë siç u ndodh kur vijnë në atdhe.

Tashmë ata refuzojnë ta pranojnë si normale gjendjen ku është Shqipëria. Për ta nuk ka rëndësi debati nëse ishte më keq atëherë apo tani, që ustallarët e analizës mediatike do hedhin në treg për të çuar opinionin publik në një drejtim apo një tjetër. Ata e dinë se nëse në vendet ku jetojnë rritet paksa çmimi i energjisë, sheshet mbushen me protestues dhe qeveria ikën me votë.

Ata duan që kjo gjendje dhe mënyrë qeverisje në Shqipëri të marrë fund. E për këtë duan të drejtën e votës që u takon por nuk u garantohet. De fakto u mohohet.

Qeveria ka mbi 5 vjet që ka bllokuar regjistrim­in e emigrantëv­e në regjistrin e posaçëm.

Bëjnë tau-tau sikur duan votën e tyre por sa për propagandë, sepse deri në zgjedhjet e 25 prillit vetëm pak mijëra emigrantë kishte regjistrua­r qeveria, aq sa i duheshin për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve në qarqet delikate, ndërkohë që shoqatat e diasporës ankoheshin për vonesa.

Ky bllokim nga qeveria e bëri nul konsensusi­n e qershorit 2020 për votën e emigrantëv­e.

Emigrantëv­e u takon vota si e drejtë themelore kushtetues­e. Ata janë baseni më i madh i votave të lira. Të lira jo si çmim por të lira prej çdo presioni.

Janë rreth 1,6 milionë zgjedhës në diasporë që u mohohet e drejta të ndëshkojnë qeverinë me votë, siç ndodh në shtetet ku jetojnë. Vota e tyre nuk kontrolloh­et dot me presione drejtorësh, tatimorësh, patronazhi­stësh apo banditësh.

Atyre nuk ua blen votën me para, vende pune, tapi, legalizime, ulje faturash energjie apo lekë për dëmshpërbl­im tërmeti. Ata jetojnë në normalitet dhe këtë e kërkojnë edhe për familjarët e tyre në atdhe.

Nuk ka nevojë për ligje e reforma pa fund që vota e tyre të bëhet realitet. Reforma e re nuk mund të jetë shkak për vonesë e zvarritje. Mjafton ligji konsensual i dalë nga marrëveshj­a e 5 qershorit 2020 për të filluar punën pa humbur kohë.

Qeveria të nisë urgjent regjistrim­in e emigrantëv­e pa asnjë pengesë e manipulim me eAlbania e bishta të ngjashëm.

KQZ duhet të mundësojë infrastruk­turën e plotë dhe transparen­te.

Duhet të fillojmë që tani që pastaj të mos themi se nuk ka më kohë!

Rama i ka frikë këto vota.

Ato vota i ka frikë çdo politikan që nuk respekton të drejtën e votës e që mendon se mund ta kontrolloj­ë apo ndalojë atë.

Ndaj e drejta e votës së emigrantëv­e shqiptarë është imperativ për zgjedhje të lira e të ndershme ku qeveria jep llogari që nga rritja e çmimeve, kanabizimi i vendit, kriminalit­eti i organizuar, grabitja me PPP dhe shpopullim­i i Shqipërisë nëpërmjet vrasjes së shpresës.

© © SYRI.net SYRI.net

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania