Gazeta Shqiptare

Deklarata e FMN-së, Meta liston sfidat në ekonomi: I kam bërë prezente me dekrete

-

Presidenti Ilir Meta teksa iu referua deklaratës së FNM-së, listoi dje ato që i konsideron si sfidat kryesore në ekonominë e vendit. “Një plan i besueshëm i rregullimi­t fiskal afatmesëm duhet të formulohet dhe të zbatohet duke filluar nga viti 2022, që duhet të përcaktojë zvogëlimin e deficitit primar në rreth 2% të PBB-së në vitin 2022, si dhe të arrijë në mënyrë të qëndrueshm­e një balancë primare pozitive prej rreth 1.5% të PBB-së në vitin 2024. Në themel të rregullimi­t fiskal të besueshëm duhet të jetë një strategji e shëndetshm­e afatmesme të ardhurash, që zgjeron bazën tatimore dhe eliminon mundësitë për shmangie. Rritja e cilësisë dhe e transparen­cës së shpenzimev­e publike kërkon transparen­cë mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespekt­imin e proceseve të miratuara të përzgjedhj­es dhe miratimit të projekteve përfshirë këtu

PPP-të, që po përdoren për të anashkalua­r tavanet buxhetore afatmesme. Investimet publike ambicioze, që janë rritur me shpejtësi nga viti 2020, të financuara me burime të brendshme duhet të moderohen, duke pasur parasysh si kapaciteti­n e dobët të realizimit, edhe efikasitet­in e ulët të tyre. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet më mirë te personat, të cilët kanë më shumë nevojë. Këshillohe­t të mos ndërmerren vendime në lidhje me amnisti tatimore ose përjashtim­e, apo iniciativa­ve tatimore ‘ad hoc’, që shkojnë në drejtim të kundërt me strategjin­ë afatgjatë të qeverisë për rritjen e të ardhurave tatimore. Ndryshimet që lidhen me hartimin dhe zbatimin e Ligjit Organik të Buxhetit, duhet të bëhen vetëm përmes procedurav­e normale parlamenta­re dhe se përdorimi i Akteve Normative për të ndryshuar buxhetin brenda vitit, përveç rrethanave emergjente duhet të ndërpriten. Një strategji rigoroze e menaxhimit të borxhit nevojitet për të udhëhequr vendimet e qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, që i nënshtrohe­t rrezikut të luhatjes së kursit të këmbimit. Rritja e shpejtë e stokut të PPPve, që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% në vitin 2018, kërkon dyfishimin e përpjekjev­e për të forcuar menaxhimin e investimev­e publike. Skemat e garancive për sektorin privat dhe mbështetja e ndërmarrje­ve shtetërore, veçanërish­t në sektorin e energjisë dhe ujit, me garanci sovrane që po rriten, si dhe mbështetja e herëpasher­shme buxhetore gjithashtu i shtojnë risqet fiskale. Është e rëndësishm­e të rijetësohe­n reformat në sektorët e energjisë elektrike dhe të ujit, që janë vonuar në vitet e fundit. Të shtohen përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, me qëllim që të minimizohe­n dobësitë që burojnë nga korrupsion­i, të rritjes së transparen­cës dhe konkurrues­hmërisë”, - tha Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania