Gazeta Shqiptare

Nga tradhtia te dhuna, 40-vjeçari invalid nga Berati: Gruaja më mori shtëpitë dhe paratë, i bleu makinë të dashurit

-

TIRANË - Është 40 vjeç, invalid, dhe me një brengë të madhe. Humbi martesën, pasurinë dhe që prej gushtit nuk takon 3 fëmijët e tij. Kjo është historia e Lefter Rukut nga Berati. Në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24", ai tregoi dje se pas 15 vitesh martesë bashkëshor­tja e tradhtonte dhe e dhunonte aq sa e përzuri nga banesa që ai kishte blerë me paratë e marra si dëmshpërbl­im nga një aksident. Të njëjtin fat patën dhe pasuritë e tjera të tij. Përveçse mbeti pa para dhe pa strehë Lefteri kërcënohet nga të dashurit e ish-bashkëshor­tes me armë.

Si e ke njohur gruan? Lefteri: Me shkuesi ma bëri një kushëri. Më tha hajde zbrit nga fshati se jetoja në Tomor. Më tha

njoh një vajzë të mirë. Ia kishte prezantuar një mik i tij që e kishte komshi. E takova për herë të parë më pëlqeu. Më kërkoi të gjitha dhe më tha shko puno në Greqi me vëllezërit e mi të bëjmë lekë e të blejmë shtëpi. Pas disa muajve në Greqi unë bëra aksident me motor. Shoku im vdiq, unë qëndrova 3 muaj në koma. Shteti më dëmshpërbl­eu 150 mijë euro. Njerëzit e gruas ndërhynë me dokumentet dhe

një pjesë të shpërblimi­t e mori baxhanaku.

Kjo shumë parash u bë mollë sherri?

Lefteri: Me paratë unë bleva 2 shtëpi. Një për vete, një për prindërit, po qe ishte në emrin tim. I mori gruaja. Kjo me lekët e mia i blen makinë të dashurit. Ajo shkonte në gjykatë, kërkonte urdhër mbrojtje. Atë e dhunonte i dashuri e më denonconte mua.

Reagon nëna e Lefterit:

Problemet kanë nisur 3 vitet e fundit. Nuses i vdiq i ati e shkalloi. Sa ishte ai gjallë e rrihte nuk e lejonte që ta shante Lefterin apo të dilte me të tjerë. Kur vdiq ai nuk kishte kush ta mblidhte. Ajo mori dhe të motrën në shtëpi. E motra sillte dhe dashnorë në shtëpi dhe ata e përzinin Lefterin.

Lefteri: Unë gruan e dua pavarësish­t se ajo më ka tradhtuar e ka bërë kaq shumë gjëra prap dua të jem me të. Njerëz me maska me motorë, njerëz që kanë lidhje me gruan time, dalin e më kërcënojnë me armë më thonë do më vrasin. Erdhën më kërkuan dhe te shtëpia e prindërve. Doli nëna i takoi. Gruaja dhunon dhe fëmijët. Në gusht erdhi vajza me një çantë me rroba. Tha dua te rri këtu. Të nesër men e mori e ëma në telefon i tha hajde shpejt këtu. Më vonë morëm vesh që vajza kishte ikur se e kishte rrahur nëna.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania