Gazeta Shqiptare

“Zgjedh të ardhmen”, PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar

“Përballja me Ramën”, zbardhet rendi i ditës: Do merren masa për të mbrojtur interesin e PD-së “Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e mbledh sot në ambi entet e Pallatit të Kongreseve Kuvendin Kombëtar i thirrur nga kryedemokr­ati Lulzim Basha. Në rend dite, është situata aktuale në PD-së, aksioni politik që do të ndjekë kjo parti si dhe miratimi i programit organizati­v. Demokratët përmbyllën përgatitje­t për zhvillimin e Kuvendit teksa në qendër të skenës është montuar një monitor i madh, ndërkohë që në hyrje të hollit janë vendosur tavolinat për komisioner­ët, ku do të bëhet dhe verifikimi i delegatëve. Ndërkaq në karriget e sallës është respektuar protokolli i masave anti-Covid duke lënë hapësirë mes delegatëve të ulur. Nuk mungojnë banerat me logon e Partisë Demokratik­e dhe sloganin “Zgjedh të ardhmen”. Mësohet se pika e parë e rendit të ditës ka të bëjë lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së. Rendi i ditës i Kuvendit Kombëtar është: “1- Vendimmarr­je mbi situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës. 2-Miratimi i aksionit politik për të ardhmen e Partisë Demokratik­e dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimit­etit dhe demokracis­ë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpuni­mit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërrua­r çdo mjet të funksionit demokratik­e të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit, kryesisht nga të rinjtë. 3-Miratimi i programit organizati­v të Partisë Demokratik­e për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektit “Partia Demokratik­e, partia e demokratëv­e dhe e çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”. Lulzim Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës. Dita e sotme do të jetë një tjetër provë force mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ish-kryeminist­ri do të organizojë referendum­in për shkarkimin e Lulzim Bashës, teksa ky i fundit ka thirrur Kuvendin e Partisë ku pritet që të merren disa vendime politike. Lulzim Basha u shkarkua nga kuvendi i 11 dhjetorit me 4446 vota, tani mbetet për t’u parë sa demokratë do të bindë Sali Berisha të votojnë për shkarkimin e tij. Por sado e lartë apo e ulët të jetë pjesëmarrj­a sot në referendum, kriza në partinë demokratik­e vetëm sa do të thellohet; pasi Lulzim Basha e mbështetës­it e tij nuk e njohin procesin e iniciuar nga Sali Berisha.

 ?? ?? MASAT
Demokratët përmbyllën përgatitje­t për zhvillimin e Kuvendit teksa në qendër të skenës është montuar një monitor i madh, ndërkohë që në hyrje të hollit janë vendosur tavolinat për komisioner­ët, ku do të bëhet dhe verifikimi i delegatëve. Ndërkaq në karriget e sallës është respektuar protokolli i masave anti-Covid duke lënë hapësirë mes delegatëve të ulur. Nuk mungojnë banerat me logon e PD-së dhe sloganin “zgjedh të ardhmen”.
MASAT Demokratët përmbyllën përgatitje­t për zhvillimin e Kuvendit teksa në qendër të skenës është montuar një monitor i madh, ndërkohë që në hyrje të hollit janë vendosur tavolinat për komisioner­ët, ku do të bëhet dhe verifikimi i delegatëve. Ndërkaq në karriget e sallës është respektuar protokolli i masave anti-Covid duke lënë hapësirë mes delegatëve të ulur. Nuk mungojnë banerat me logon e PD-së dhe sloganin “zgjedh të ardhmen”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania