Gazeta Shqiptare

“S’ka përjashtim­e”, Basha: Ejani në Tiranë, më të bashkuar kundër Ramës

Vendimet, Alibeaj propozon largimin e personave ‘non grata’ nga strukturat qendrore. Salianji: Ta kthejmë në rezolutë Kryesia e PD rrëzon disa nga kompetenca­t e kryetarit. Ngrihet Komisioni i Përhershëm Statutor

- Valentina Madani

Një ditë para mbledhjes së Kuv endit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, kryedemokr­ati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë. Përmes një videoje të shpërndarë në “Facebook”, Basha vë theksin se sot partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”, ndërsa kujton se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve. “Nesër (sot) zgjedhim të ardhmen”, - shkruan Basha. Po dje Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të jenë të pranishëm. Me fokus bashkimin dhe jo përçarjen, Basha pasi publikoi një video mesazh në rrjetet sociale, ku e cilëson 18 dhjetorin si ditën kur demokratët do të zgjedhin të ardhmen. Nga ana tjetër, ai u dërgoi një mesazh personal në telefon të gjithë anëtarëve ku thekson se pjesëmarrj­a është e rëndësishm­e, pasi interesi i demokratëv­e është mbi atë personal. Për Bashën, Kuvendi është dhe një përgjegjës­i kundër atij që ai e quan, regjim i kryeminist­rit Rama. “I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, ditën e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratik­e, me përgjegjës­inë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrj­a e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëv­e dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, - thuhet në mesazhin e Bashës për delegatët. Por, ndërsa Basha kërkon pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve, nga ana tjetër lëvizja e Foltores, e drejtuar nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha do të zhvillojë në të gjitha degët e PD në rrethe referendum­in për shkarkimin e kryedemokr­atit. Vendim ky i marrë në Kuvendin Kombëtar të mbajtur nga Berisha një javë më parë, ku u ndryshua statuti dhe u votua për largimin e numrit një të demokratëv­e. 18 dhjetori pritet të jetë vendimtar sa i takon të ardhmes së Partisë Demokratik­e, pasi demokratët do të vendosin mes Bashës dhe Berishës.

VENDIMI

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratik­e mblodhi dje në mbrëmje kryesinë. Pas 3 orësh diskutimes­h kryesia vendosi se janë propozuar që subjektet e dekriminal­izimit dhe personat e shpallur ‘nongrata’, të mos jenë anëtarë të strukturav­e drejtuese në PD. Gjithashtu, është propozuar krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracin­ë si organizatë partnere e Partisë Demokratik­e. Mësohet se nuk do të ketë përjashtim­e nga Partia Demokratik­e. Të gjitha këto, pritet të votohen sot në Kuvendin Kombëtar, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Bëhet e ditur se kryesia vendosi ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, i cili përbëhet nga 6 anëtarë. Anëtarët janë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole. Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetenca­ve të kryetarit. Pjesë e diskutimev­e ishte edhe Kuvendi Kombëtar, që pritet të mbahet nesër. Nga ana tjetër, referendum­i i ndërmarrë nga ishkryemin­istri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokr­ati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se nënkryetar­i Enkelejd Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të mos jenë individët ‘non grata’. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë të kryesisë ku Ervin Salianji mësohet të ketë kërkuar kthimin e tij në rezolutë. Por Dhurata Çupi mësohet të jetë shprehur: “Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojm­ë dot këtë ndaj demokratev­e?”.

 ?? ?? DHURATA ÇUPI
Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të mos jenë individët ‘non grata’. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë të kryesisë ku Ervin Salianji mësohet të ketë kërkuar kthimin e tij në rezolutë. Por Dhurata Çupi është shprehur: “Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojm­ë dot këtë ndaj demokratëv­e?”.
DHURATA ÇUPI Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të mos jenë individët ‘non grata’. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë të kryesisë ku Ervin Salianji mësohet të ketë kërkuar kthimin e tij në rezolutë. Por Dhurata Çupi është shprehur: “Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojm­ë dot këtë ndaj demokratëv­e?”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania