Gazeta Shqiptare

Referendum­i, Berisha: Jetike vota e lirë e anëtarësis­ë së PD-së

Shkarkimi i Bashës, 76 mijë demokratë në referendum, Këlliçi: Nuk duam incidente “Të sigurojmë pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve të PD në votim!”

- Valentina Madani

Sali Berisha kërkon të konfirmojë sot në bazën e Partisë Demokratik­e shkarkimin e Lulzim Bashës. Kjo do të bëhet përmes një referendum­i, në të cilin janë thirrur 76 mijë anëtarë. Anëtarët e Partisë Demokratik­e mbështetës të Sali Berishës janë thirrur sot në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar, ndërsa delegatët që mbështesin këtë të fundit janë thirrur në Kuvend Kombëtar në Tiranë. Pak orë nga mbajtja e referendum­it të thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, ish-kryeminist­ri Sali Berisha iu drejtua dje me një mesazh komisioner­ëve. Berisha kërkon që të gjithë të bëjnë përpjekje maksimale me qëllim që të sigurohet pjesëmarrj­a e të gjitha anëtarëve të PD-së. Ai shprehet se në këtë referendum jetike është vota e lirë. “Drejtuar komisioner­ëve të referendum­it të shpresës, një përshëndet­je të përzemërt të gjithë ju komisioner­eve dhe komisioner­ëve të qendrave të votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrj­en e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratik­e në votim. Për ne, rëndësi përcaktues­e dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparen­ca e procesit dhe administri­mi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësis­ë të PD! Suksese”,-shkruan Berisha.

Gjashtë muaj pasi votuan për t’i dhënë një mandat të tretë në krye të partisë, demokratët do të shkojnë sërish drejt kutive te votimit për Lulzim Bashën. Belind Këlliçi anëtar i Komisionit të Rithemelim­it të PD-së e quan, “proces historik që bëhet për herë të parë, anëtarësia shprehet me votë, fuqia u delegua tek anëtarësia”. Në të gjithë vendin janë ngritur 106 qendra votimit dhe procesi nis në orën 8 të mëngjesit dhe përfundon në orën 17.00. Por këtë herë procesi i votimit lidhet drejtpërdr­ejt me situatën e vështirë që kalon Partia Demokratik­e dhe çarjen e saj. Grupimi i Foltores përcolli mesazhin për ata që mendojnë se mund të ketë përplasje mes demokratëv­e të Bashës dhe Berishës. “Basha s’e kupton që referendum­in s’e ndalon as me vulë dhe as me bravë, kjo është çështje shumice. Ne s’na intereson incidenti dhe konflikti se kemi shumicën”, - tha Këlliçi. Demokratët e thirrur për votim, do të jenë të njëjtët që votuan në 13 qershor për Lulzim Bashën kryetar. “Është e njëjta listë anëtarësie me 13 qershorin, kushdo që vjen me një teser mblidhen dhe njësohet Nr i anëtarësis­ë 76 mijë”, - deklaroi Belind Këlliçi. Foltorja pas të shtunës do të angazhohet për të përgatitur protestën kundër Vuçiç ditën e hënë.

 ?? ?? PROCESI
Sali Berisha do të kërkojë të konfirmojë sot në bazën e Partisë Demokratik­e shkarkimin e Lulzim Bashës. Kjo do të bëhet përmes një referendum­i, në të cilin janë thirrur 76 mijë anëtarë. Nga ora 8 mëngjesit 106 QV në 71 degët e PD do jenë të hapura.
PROCESI Sali Berisha do të kërkojë të konfirmojë sot në bazën e Partisë Demokratik­e shkarkimin e Lulzim Bashës. Kjo do të bëhet përmes një referendum­i, në të cilin janë thirrur 76 mijë anëtarë. Nga ora 8 mëngjesit 106 QV në 71 degët e PD do jenë të hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania