Gazeta Shqiptare

Përcaktohe­n vendet, sot referendum kombëtar për shkarkimin e Bashës

Ndërrohen bravat e dyerve të selive, votimi në lokale, pallate kulture dhe ish-zyra elektorale Komision për drejtimin e procesit, Berisha voton pranë ambasadës amerikane

- Valentina Madani

Lideri historik i së djathtës Sali Ber isha dhe Komisioni i Rithemelim­it kanë thirrur rreth 76 mijë demokratët për të votuar sot shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD-së. Komisioni i Rithemelim­it të Partisë Demokratik­e i udhëhequr nga Sali Berisha publikoi dje listën e ndërtesave ku do të votojnë përkrahësi­t e ish-kryeminist­rit për referendum­in e thërritur më 18 dhjetor! Në të gjithë vendin janë ngritur 106 qendra votimit. Procesi nis në orën 8:00 dhe përfundon në orën 17:00. Shumica e qendrave të votimit nuk do të jetë selia e PD-së, por ambiente alternativ­e si lokale lagjesh, pallate kulture apo dhe kinema. Ky organizim i tillë vjen pasi në shumicën e degëve, janë ndërruar bravat e dyerve të selive. Sali Berisha dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar nuk do të votojnë si zakonisht në selinë e PDsë, por kanë zgjedhur një lokal pranë ambasadës amerikane për të votuar për shkarkimin e Bashës. Disa kryetarë të degëve janë në mbështetje të Lulzim Bashës dhe nuk e njohin referendum­in, e për këtë arsye ditën e sotme selitë e PD-së në rrethe do të jenë të mbyllura. Komisioni i Rithemelim­it të Partisë Demokratik­e ngriti dje Komisionin e Organizimi­t dhe Kontrollit të Operacione­ve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit të referendum­it që do të zhvillohet të shtunën për shkarkimin e Lulzim Bashës. Kryetare e këtij Komisioni do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë Genc Pollo, Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri,

Mimoza Hajdarmata­j, Edmond Spaho dhe Ledina Mandija.

QENDRAT

Bazat materiale për referendum­in e sotme janë shpërndarë në të gjitha degët e PD-së. Në Gjirokastë­r janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkinë e Gjirokastr­ës, Libohovës dhe Dropullit, të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit, në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e PD në Urën e Kardhiqit. Qarku Korçë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ishkinemat­ë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve. Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre. Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambiente të mara me qira. Ndërsa dega e partisë demokratik­e e Fushë Krujës ka 870 anëtarë, votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetëso­re e ku është dhe zyra e partisë. Në Berat referendum­i do të mbahet te Pallati i Kulturës. Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratik­e vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë, referendum­i mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njësitë administra­tive. Shoqata e ish-të Përndjekur­ve u rendit në mbështetje të rithemelim­it të Partisë Demokratik­e nga ishkryemin­istri Sali Berisha. Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë. Po kështu bëhet e ditur se Komisioni i Zhvillimit të Referendum­it në PD-Kukës përmbylli përgatitje­t për zhvillimin e referendum­it për ratifikimi­n e vendimit nr.6 të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Sot janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”. Materialet kanë mbërritur dhe janë vendosur në pallatin e kulturës ku do bëhet votimi për referendum­in.

 ?? ?? KOMISIONI
Komisioni i Rithemelim­it të PD-së ngriti dje Komisionin e Organizimi­t dhe Kontrollit të Operacione­ve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit të referendum­it që do të zhvillohet të shtunën për shkarkimin e Lulzim Bashës. Kryetare e këtij Komisioni do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë Genc Pollo, Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Mimoza Hajdarmata­j, Edmond Spaho dhe Ledina Mandija.
KOMISIONI Komisioni i Rithemelim­it të PD-së ngriti dje Komisionin e Organizimi­t dhe Kontrollit të Operacione­ve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit të referendum­it që do të zhvillohet të shtunën për shkarkimin e Lulzim Bashës. Kryetare e këtij Komisioni do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë Genc Pollo, Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Mimoza Hajdarmata­j, Edmond Spaho dhe Ledina Mandija.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania