Gazeta Shqiptare

Beteja mes Bashës dhe Berishës, Rama: Asnjëri nuk ka legjitimit­et

Kryeminist­ri: Si analist më intereson përplasja në PD, por të dy po shkatërroj­në partinë “Përplasja mes tyre do ta çojë partinë në degradim”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama shpreh bindjen se nga përplasja mes ishkryemin­istrit Sali Berisha dhe kryedemokr­atit Basha, do të përfundojë me rrëzimin e të dyve. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Rama deklaroi se me këtë situatë, do të fillojë dhe shkatërrim­i i kalas-së, Partisë Demokratik­e.

Sipas tij, asnjë prej të dy palëve nuk ka legjitimit­et në “betejën” që po zhvillojnë. “Kjo që ndodh, fillon dhe rrënon kalanë. A do mbajë kalanë apo gërmadhat e saj, këtë nuk e dimë. Kalanë do ta mbajë sherri dhe një proces që do të shkojë në degradim të vazhdueshë­m. Këtu nuk ka më rëndësi se kush është kryetar i PD-së. Nuk ka legjitimit­et më, nga asnjë prej palëve. Është cenuar legjitimit­eti i palëve. E kanë braktisur atë që është bazamenti i lidershipi­t, qëllimi i përbashkët dhe mbrojtja e interesave të përbashkët­a të atyre që udhëheqin. Ndjekin njëri-tjetrin. Hijet që kacafyten në emër të të shkuarës. As njëri e as tjetri nuk kanë lidhje me të ardhmen. E ke parasysh atë që dy njerëz mbahen tek njëritjetr­i dhe nuk bien. Nuk është se vjen njëri dhe ikën tjetri. Nuk ka më kala aty, do të bien. Edhe njëri dhe tjetri janë qesharakë në përpjekje ekstreme”- deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri mbrëmë hoqi kostumin e kryeminist­rit dhe diskutoi si analist për situatën brenda Partisë Demokratik­e. I pyetur se me kë është Rama më Bashën apo me Berishën, kryeminist­ri tha se në mënyrë cinike është me sherrin, ndërsa për të mirën e vendit është me një opozitë që mund të flitet. Kryeminist­ri Rama, shprehet se qeveria nuk ka asnjë punë me debatin brenda partisë, edhe nëse kërkohet ndihma e policisë, nëse degradon situata në selinë blu. “Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë pronësi morale e vetë partive politike. Unë si analist them që Rama nuk ka punë fare me atë punë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëni­et e partisë politike me forcat e rendit. Në këtë punë, Rama nuk ka punë të përzihet. Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen në një territor politik. Është një problem i madh, se të dy palët nga ata nuk kanë legjitimit­et. Janë pengje të njëri-tjetrit”,deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri bëri të qartë se nuk janë të vërteta akuzat e Berishës, se ai ka ndikuar tek Soros për ta shpallur “non grata” Departamen­ti Amerikan i Shtetit. Sipas Ramës, qeveria amerikane nuk bën pazare të tilla, duke theksuar se ajo që po ndodh në PD është legenosje e një partie, që ai nuk ka pranuar të bëhet pjesë që ditën e parë. “”Të thuash që Edi Rama me lobistët e tij arriti që t’i kapi dorën sekretarit të shtetit dhe ky të firmosë atë që do Edi Rama, do të thotë kjo që them unë. Kjo është një legenosje e një partie që unë e kam parti kundërshta­re dhe nuk kanë pranuar të hyj që në ditën e parë. Sepse i kam thënë çfarë partie opozitare është kjo që këtu këndojnë ata që kanë teserën e Partisë së Punës në xhep, por, megjithatë është një aset i Shqipërisë. Që sot të krijohet një dallgë revanshi ndaj të shpallurit “non grata” nga SHBA është kulmi.

Shqipëria nuk është Kina, Rusia, as Franca e Gjermania. Sikur të ishte një personash kryesor i politikës edhe në Francë edhe në Gjermani kjo gjë nuk do të kalonte pa u vënë re dhe nuk mund të bëhej arsye për të ngritur një dallgë që këtu është goditur sovranitet­i. Të thuash që Rama me Sorosin, Erdoganin dhe Vuçiç u bashkuam ne për të shpallur ‘non grata’ Berishën, po pse ca është Saliu?! Unë nuk dua të diskutoj për këtë, por dua ti them shqiptarëv­e që kush mund të imagjinoje që DASH mund të korruptohe­t nga miliarderë­t…nëse qeveria e SHBA do ishte qeveria e një vendi që me para dhe lobingje mund të ndikohej unë po të them që sulltanate­t e lindjes dhe vendet e pasura me nafte do t’i kishin pushtuar SHBA, qeveria e SHBA nuk bëjnë biznese të tilla”, tha Rama në emisionin “Zonë e lirë”.

 ?? ?? INTERESI
“Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura”,- tha Rama.
INTERESI “Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura”,- tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania