Gazeta Shqiptare

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nën hetim për fshehje pasurie, SPAK-u firmos sekuestron e 2 pronave të Admir Thanzës

Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vetingu, nën sekuestro apartament­i dhe garazhi

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka firmosur sekuestrim­in e dy pronave të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili po hetohet për fshehje pasurie. Bëhet fjalë për një garazh dhe një apartament 70 metra katrorë në Tiranë, prona që dyshohet se nuk justifikoh­en nga burime të ligjshme. Ishanëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK-u për "deklarim të rremë e fshehje të pasurisë". Gjatë procesit të vetingut rezultoi se Thanza kishte fshehur një dënim me 40 ditë burg të marrë në Itali për akuzën e "vjedhjes", i konvertuar më pas në gjobë. Burime zyrtare thanë se bazuar në ligjin "Antimafie", Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro për dy pasuritë e paluajtshm­e të ishgjyqtar­it të lartë Admir Thanza, konkretish­t një garazh 23.4 m2 dhe apartament 69.9 m2 në Tiranë. Pas referimit nga KPK-ja, prokuroria konstatoi se Thanza nuk e kishte pasqyruar këtë fakt në formular dhe ngriti ndaj tij akuzën e falsifikim­it të formularit dhe kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj. Në konkluzion­et përfundimt­are të prokuroris­ë u sqarua se Thanza nuk e kishte pranuar akuzën e ngritur dhe se ka pretenduar se kishte dëshmi penaliteti të pastër. Prokurori sqaroi gjatë pretencës se në dëshminë e penaliteti­t të lëshuar nga Italia pas një letër-porosie është shënuar dënimi i Thanzës. Po sipas organit të akuzës, Thanza nuk ka deklaruar as faktin e arrestimit të tij në flagrancë në Itali dhe kërkoi dënimin e tij me një vit e gjashtë muaj heqje lirie, si dhe të deklarohet i falsifikua­r formulari i vetëdeklar­imit. Më tej Thanza pohoi se në shtetin fqinj nuk kishte një dënim ndaj tij, por ishte një marrëveshj­e me prokurorin. "Mora përsipër një sanksion penal për të shpëtuar jetën e nipit tim dhe do ta bëja gjithmonë. Nuk ka një vendim dënimi apo masë sigurimi personal ndaj meje", - ka pohuar Thanza në gjykatë. Duke pretenduar se akuzën e ngritur ndaj tij do ta pushonte çdo gjykatë, Thanza i kërkoi gjyqtarit Kalia që të merrte vendim jashtë "vetingo-fobisë". Ai shtoi se nuk ka pasur fshehje të fakteve dhe se nuk ka qenë diçka e qëllimshme, mospasqyri­mi i këtij sanksioni. Më tej Thanza u ndal te formulari i vetëdeklar­imit, duke e cilësuar atë të parregullt. Në fund, ish-gjyqtari Admir Thanza kërkoi pafajësi. Por, argumentet e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nuk e bindën gjyqtarin Ardian Kalia, i cili vendosi ta shpallë atë fajtor dhe ta dënojë me 9 muaj burg. Më pas dënimi u pezullua dhe u vendos masa e detyrimit për paraqitje pranë Shërbimit të Provës për 18 muaj. Hetimet për fshehje të ardhurash vijuan.

KUSH ËSHTË ADMIR THANZA

Ai u bë pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992, kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universite­tin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër, rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje, ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999. Në gjykatën e Shkodrës, Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për t'u transferua­r më pas në Tiranë, ku shërbeu për tri vite, deri në 2009-ën. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite, nga 2004-tra deri në 2009ën ishte edhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pas vitit 2009, karriera e Thanzës do të njihte veç ngritje, ku nga Gjykata e Lartë, ai u katapultua anëtar i Gjykatës Kushtetues­e me votat e parlamenti­t. Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013-ën. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues, Thanza do të jepte drejtësi në emër të republikës si gjyqtar i lartë. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen "Gërdeci" si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikanë të majtë e të djathtë. Vetë gjyqtari Thanza nuk e kishte deklaruar dënimin as në formularin e dekriminal­izimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjen­te, as nga DSIK, as nga institucio­net shqiptare, por ishin përfaqësue­sit e operacioni­t ndërkombët­ar të monitorimi­t që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në Itali.

 ?? ?? HETIMI I ISH-GJYQTARIT
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, po hetohet për fshehje pasurie. Mësohet se SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij. Thanza, ish- anëtar i
Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK-u për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Hetimet ndaj tij
mësohet se po kryhen nga prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, e cila pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuestrim­in e të paktën dy pasurive të
tij. Konkretish­t, gjykata ka firmosur të sekuestroj­ë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazh, sepse sipas hetimeve, ka rezultuar se ish-anëtari i Gjykatës
së Lartë nuk justifikon­te me burime të ligjshme.
HETIMI I ISH-GJYQTARIT Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, po hetohet për fshehje pasurie. Mësohet se SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij. Thanza, ish- anëtar i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK-u për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Hetimet ndaj tij mësohet se po kryhen nga prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, e cila pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuestrim­in e të paktën dy pasurive të tij. Konkretish­t, gjykata ka firmosur të sekuestroj­ë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazh, sepse sipas hetimeve, ka rezultuar se ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nuk justifikon­te me burime të ligjshme.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania