Gazeta Shqiptare

Nano pret ambasadori­n Del Monaco, OSBE-ja mbështetje në luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të narkotikëv­e

-

TIRANË - Drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco. Mësohet se Nano dhe Del Monaco i vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëni­et mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe theksuan nevojën e bashkëpuni­mit akoma më shumë, pasi ndihma e dhënë nga OSBE-ja jo vetëm në trajnimin e punonjësve të policisë për proceset zgjedhore, por edhe për menaxhimin e integruar të kufijve apo në fusha të tjera ka sjellë rritje të profesiona­lizmit në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit. Drejtori Nano ka kërkuar mbështetje­n e Prezencës së OSBE-së në fusha si krimi i organizuar, sidomos në fushatën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimit të qenieve njerëzore, menaxhimit të integruar të kufirit dhe takimet ndërkufita­re rajonale, sidomos sa i takon ngritjes së Qendrës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit apo Qendrës së Përbashkët për Bashkëpuni­m Policor me Greqinë. Ambasadori Del Monaco e ka siguruar drejtorin e përgjithsh­ëm se Prezenca e OSBE-së mbetet e vendosur ta mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e integruar të kufirit jo vetëm në nivel teknik, por edhe në nivel politik, po ashtu edhe në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, si ato që lidhen me akreditimi­n e Institutit të Policisë Shkencore apo krimin kibernetik, që ka marrë vëmendje të shtuar, sidomos vitet e fundit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania