Gazeta Shqiptare

Plotësohet trupa gjykuese, ja 3 gjyqtarët që do të vendosin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

-

TIRANË - Është plotësuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Mësohet se trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi. Dosja e ishministr­it, e cila ndodhet tashmë në GJKKO, do të nisë rishqyrtim­in më 20 dhjetor të këtij viti. "Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistrua­r pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikua­r seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

AKUZA NDAJ TAHIRIT

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare gjyqtarja Igerta Hysi", thuhet në njoftimin e gjykatës. Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrë­n e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritete­t italiane goditën një grup të strukturua­r kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëv­e dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamenta­re socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokuroris­ë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëv­e dhe grupit të strukturua­r kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

 ?? ?? Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëv­e dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamenta­re socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokuroris­ë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëv­e dhe grupit të strukturua­r kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me
3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëv­e dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamenta­re socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokuroris­ë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëv­e dhe grupit të strukturua­r kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania